Albspirit

Media/News/Publishing

Ina Arapi: Ndahet nga jeta albanologu i shquar rumun, Grigore Brâncuș

(Nëntor 2015 gjatë një pritjeje në Institutin e Studimeve të Evropës Juglindore, Akademia Rumune).
Dje u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare gjuhëtari dhe albanologu i shquar rumun Grigore Brâncuș (1929-2022), Akademik dhe Profesor i Universitetit të Bukureshtit.
Njohës i shkëlqyer i gjuhës shqipe, të cilën e kishte studiuar edhe në Universitetin e Tiranës, prof. Grigore Brâncus vazhdoi punën e gjuhëtarëve të shquar rumunë, paraardhës të tij, duke kontribuuar për gati gjysmë shekulli në studimin e historisë së gjuhës shqipe dhe të marrëdhënieve e shkëmbimeve gjuhësore midis popullit rumun dhe atij shqiptar. Studimet e tij përfshijnë jo vetëm leksikun, ku ai u thellua sidomos në identifikimin dhe hulumtimin e fjalëve të përbashkëta midis shqipes e rumanishtes, por edhe gramatikën. Këtu duhen përmenduar sidomos studimet e tij për format e pashtjelluara të foljes në të dyja gjuhët.
Veprat kryesore të prof. Brâncus në fushën e studimeve albanologjike janë:
• Vocabularul autohton al limbii române (1983)
• Cercetări asupra fondului traco-dac al limbii române (1995); reed. 2009
• Concordanțe lingvistice româno-albaneze (1999)
• Introducere în istoria limbii române (2002)
• Istoria cuvintelor. Unitate de limbă și cultură românească (2004)
• Studii de istorie a limbii române I (2007)
• Studii de istorie a limbii române II (2008)
U prehtë në paqen e amëshuar!
Please follow and like us: