Selaudin R. Guma: Shtëpia e lashtë
Shkruaj shpesh për historinë
Në vargje të dalë më mirë
Shtëpi e vjetër, e lashtë
Hijeshon përmbi Luzat.
Të ndërtoi Zeneli i parë
Dhjetë dritare në çdo kat
Nëpunës i vezirit t’madh
Pranë kroit me sofat.
Shtëpi, skalitur me gurë
Që s’t’u shua fama kurrë
Rrite djem e prite nuse
Rrite vajza si burbuqe.
Shtëpi me të trasha mure
Me portikë gjithë nure
Odë e ngrohtë, derë bujare
Prite njerëz, moj kanakare.
Shtëpi me dhoma të larta
Nxorre njerëz, penëflatra
Që bënë histori të arta
Besa-besë me fjalë të pakta.
Nxorre Ali Kalo Luzatnë
Patriotin famëlartë
Që nderon të tërë fshanë
Nga Amerika në Francë.
Punoi për Shqipërinë
Telegramet vejnë e vijnë
Vilsonit dhe Çurçillë
Kajzerit dhe Austrinë.
Shtëpi që rrite Remzinë
Po ashtu edhe Arshinë
Gurgullon si Gurrëmira
Dy shekuj pa nxjerrë filiza.
Të ngrohë e rrite Myftarin
Myzaferin dhe Novruzin
Nder I bëre Luzatit
LLamburit në mes të fshatit.
Me Zenel, Aliun e dytë
Me Qemon dhe Fatimenë
Nevzatin me gjithë Pëllumbin
I rrite si njerëz të mirë.
Moj e lashtë, moj e mirë
Mbrujte doktorin e dlirë
Në gjithë globin s’ka kufij
Na rrit neve krenarinë.
Në harkun tënd prej mermeri
Kanë kaluar luftëtarë
Agronomë, oficerë
Ligjvënës dhe vreshtarë.
Mos harrojmë Riza Gumën
Pemëtarin më të mirë
Që la gjurmë për ditët e sotme
Dhe që vlerësonte njerinë.
Behar ishte zemra e tij
Bujarinë e kish të parë
Kush e njohu s’e harroi
E kujton si punëmbarë.
E rindërtoi shtëpinë
Rriti, priti shumë fëmijë
Faten, Selon e Nebinë
Hanushen, Arian e Marinë
Sokol, Marlën, Elis e Fatmirë
Dhe së fundmi Arsid benë
Pas tij dhe shumë të tjerë.
Shtëpi e ngrohtë me hark guri
Burove siç buron lumi
Asnjëherë s’do të harrojmë
Se pa rrënjë s’dimë ku të shkojmë.
29.03 2022.