Albspirit

Media/News/Publishing

Bujar Llapaj: “Malokët” që më bëjnë krenar

(Për dijeni Bungës vogël të zyrës së përzgjedhjes të gjyqtarëve që duhet të mbrojnë shqiptarët nga diskriminimi).
Unë jam një shqiptar i lindur në një familje “malokësh” nga fshati Lekdush i Tepelenës ku kalova një pjesë të fëmijërisë time dhe mes atyre njerëzve të dashur, punëtorë, bujarë, krenarë, të thjeshtë, shpirt-bardhë u ngjiz qënia ime!
Por u deshën ca “malokë” të tjerë që qënia ime të rritej, të formësohej!
Sot përkulem me respekt dhe mirënjohje të pafund para veprës të këtyre “Malokëve” Madhështorë që janë krenaria e Kombit Shqiptar!
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Nënë Tereza, Ibrahim Rugova, Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Shtjefën Gjeçovi, At Gjergj Fishta, Kolë Idromeno, Marubi, Zef Skiroi, Luigj Gurakuqi, Palok Kurti, Çesk Zadeja, Tonin Harapi, Prenk Jakova, Pjetër Gaci, Simon Gjoni, Gjon Simoni, Marie Kraja, Lluk Kaçaj, Ramiz Kovaçi, Lorenc Antoni, Ali Podrimja, Martin Camaj, Nexhmie Pagarusha, Jusuf Gërvalla, Don Lush Gjergji, Pavel dhe Valter Deshpali, Rauf Dhomi, Rafet Rudi, Mendi Mengjiqi, Inva Mula, Dua Lipa, Rita Ora, Rame Lahaj, Genc dhe David Tukiçi , Elbenita Kajtazi, Besnik Doshlani, Lorenc Radovani, Sihana Badivuku, Dijana Toska, Blerim Grubi, Memli Kelmendi, Kreshnik Aliçkaj, etj., etj., etj., janë me qindra!
Ju lutem shtoni emra të tjerë të kësi lloj “malokësh” dhe vareni tek deta e zyrës të asaj Bungës dhe të ngjajshmëve të saj lart e poshtë!
Please follow and like us: