Eurodeputetja Von Cramon: Në Serbi nuk kishte zgjedhje të lira
Eurodeputetja Viola von Cramon, ka thënë se zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të lira e as fer. Ajo ka shkruar edhe për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe pamundësinë e tyre për të votuar.
Von Cramon ka shkruar në Twitter se në zgjedhjet në Serbi u pa presioni direkt te votuesit që punojnë në administrata publike si dhe sulmet fizike siç ishte ai ndaj liderit opozitar Pavle Grboviq.
Tutje raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka thënë se Serbia duhet të rreshtohet krah BE-së për sanksionet ndaj Rusisë.
Please follow and like us: