Albspirit

Media/News/Publishing

Zeqo Cama: U dogjën retë…

U dogjën retë stivë me shkarpa,
kush t’i fik? Shkon mundi kot,
shuhen, digjen, vatra- vatra,
rënë në hall si mall pa zot.
Një vetëtimë i ndez frikshëm,
me shkëndijë nga cep i mëngës,
fap u jep një nur të ndritshëm,
me një gjuhë si të nepërkës.
Tumba-tumba i tjerr era,
gjuh’ e zjarrtë llufit ç’i mbetet,
diku retë kanë mbyll kanatat
më tej hapen dritë si qelqet.
Nis një shi rrëshek paprerë,
rrëshqitaz reve pa i cik,
s’ mund të lagij kë e pjellë,
ka ç’ të lag edhe ç’ të mbyt!
Please follow and like us: