Lugina e Preshevës përballë kolonializmit osman dhe turkifikimit sllav
Skënder Jashari
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, kanë fatkeqësinë që të jenë në kufi të Trojeve Shqiptare, pos saj të jenë në një nga korridoret që njiheshin që në lashtësi si nyje që lidh Euro-Azinë (korridori Morava-Vardar). Shkaku i këtyre dy fakteve, ka ndodhur të përjetojë tragjedi të shpeshta në histori, madje të ndeshemi me tre armiqtë më të përbetuar që njohu Historia jonë Kombëtare: pushtimin Bizantin; pushtimin Osman, pushtimin Sllav.
Të moshuarit shqiptarë të Luginës së Preshevës, dëshmonin “ai është bërë turk”- në rastin kur një shqiptar është bërë musliman, derisa deri para 2-3 dekadash, të gjithë shqiptarët e kësaj ane, e quanim veten “elham durilah jam turk”. Perandoria Osmane ishte tolerante në çështjen e besimit deri në Kryengritjen e 1689, kur nën emrin e Kishës Katolike dhe Heroit të Kombit tonë Pjetër Bogdanit, nën ndihmën e Austro-Hungarisë, u organizu kryengritja antiosmane. Kryengritje kjo e dështuar, edhe nëpër Luginë të Preshevës la gjurmë, e që pas 1690 përdhuni filloi islamizimi i shqiptarëve të ultësirës së Luginës së Preshevës (dëshmohet edhe nga gojdhënat e popullit). Kryengritjet antiosmane ishin të vazhdueshme. Sulltanët Osmanë në vitet 1836 me dekrete filluan osmanizimin e shqiptarëve, që nënkuptonte edhe tjetërsimin kombëtar, ndalimin e gjuhës shqipe etj.
Atë që s’mund ta arrinin Osmanët-Turqit, u përpoqën ta bënin serbët, duke i turqizuar, islamizuar, boshnjakëzuar, maqedonizuar e në fund edhe duke i shpërngulur shqiptarët. Serbia përpiloi nga Naçertaninë e deri në Librin e Kaltër, pra prej 1844 (pra vetëm pak vite pas Dekretit Osman të vitit 1836), e deri tek Libri i Kaltër i viteve ’90 të shekullit të kaluar, në mënyra eksplicite apo implicite që shqiptarët të quheshim turq, të shpërnguleshim me dhunë dhe metoda tjera për në Turqi, apo të asimiloheshim etj. Çfarë shpikte Perandoria Osmane a Rusia (më 1815, ambasadori Rus, parapa infiltrimin e hoxhallarëve, për qëllime politike të tyre) kundër shqiptarëve, i përvetësonte dhe i adaptonte Serbia, kundër shqiptarëve.
Shpërnguljet shqiptare nga Lugina e Preshevës, që mbahen mend nga të moshuarit e kësaj ane, që janë përcjell brez pas brezi, datojnë nga një kryengritje e madhe antiosmane (aludojnë me Kryengritjen e 1689), të cilën serbët pastaj e përvetësuan si të tyren. Shqiptarët në këtë rast ishin shpërngulur ca në drejtim të Karadakut, por shumica kishin ikur me forcat e Austro-Hungarisë.
Kurse shpërnguljet epokale të viteve 1877-1878, shqiptarët e Sanxhakut të Nishit, deri në Luginë të Preshevës, për në Turqi, madje nga komuna e Preshevës, fshatrat e anës lindore nga autorruga janë me numrin më të madh të të shpërngulurve, pa përjashtuar edhe pjesët të tjera. Si nga Osmanët, Turqit ashtu edhe nga Serbët, shqiptarët quheshin turq, si të tillë na luftonin duke përligj albanocidin e tyre. Shqiptarët të vrarë ishin nëse nuk mbanin fesin turk, kurse si turq zakonisht shpëtonin jetën për t’u shpërngul për në Turqi. Golgota jonë ishte me përmasa biblike, kështu e ilustrojnë shumë historianë, mes tyre edhe historiani amerikan Justin McCarthy flet për 131.000 muslimanë (nënkupto shqiptarë) në Sanxhakun e Nishit në vitet 1876, derisa në vitin 1882 kishin mbetur 12.000 të tillë. Ushtarët serbë, gjatë kryerjes së gjenocidit kundër shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit deri në Luginë të Preshevës (dëshmitare e kësaj Golgote Shqiptare ka mbetur Lugina e Preshevës), ku edhe sot përcillen fjalët e të parëve tonë, që çdo ushtar serb i shiste kryefamiljarit shqiptar fesin turk që ta vendoste kryefamiljari a familjarët sShqiptarë, për t’u dukur edhe në pamje se janë turq. Shitja e fesit ishte sa gjitha lirat e arit që kishte familja shqiptare, apo në këmbim të gjithë pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme (disa herë ia lejonin një pendë qe me karrocë për të ikur muhaxherë). Madje tregjet shitnin fesat turke, dëshmojnë pleqët e Luginës, që me 1 lirë ari mund të bliheshin 70-80 fesa turq, madje kurrë shqiptarët nuk blenin të tillët, pos kur detyroheshin për t’u islamizu-turqizuar nga Perandoria Osmane, ndërsa vetëm me ardhjen e pushtimit serb (pra në tetor 1912 në komunën e Preshevës) 1 fes turk nuk mund të blihej as për 70-80 lira. Madje çdo shtëpi shqiptare në Luginë të Preshevës, deri vonë kishte fesin turk, të ruajtur në rast rreziku të shpëtonin jetën nga Serbia, duke u paraqitur si turk (këtë e dëshmojnë pleqtë e Luginës së Preshevës). Kam patur rastin edhe personalisht të pyesja anëtarë të familjes sime, të cilët dëshmonin që “kapuçi” i tillë ishte i nevojshëm për të shpëtuar jetën nga Serbia, në rast rreziku! Më pas kisha kuptuar në detaje, sepse Serbia i vriste shqiptarët, kurse ata shqipfolës që kishin fesin shpëtonin nga vdekja, por detyroheshin të iknin për Turqi.
Në periudhën 1877-1912, Serbia zgjeroi territorin për 82% dhe popullësinë për 55%, Mali i Zi zgjeroi territorin për 62% dhe popullësinë 100%, Bullgaria zgjeroi territorin e vet për 29% dhe popullësinë për 3%, Greqia zgjeroi territorin për 68% dhe popullësinë për 67%, pra të gjitha këto vende zgjeruan territorin për 67.79% në dëm të territorit tonë!
Gjatë viteve 1912-1914, rreth 500.000 shqiptarë, gjatë viteve 1923 deri në Luftën e II Botërore mbi 300.000, në vitet 1953-1956 mbi 530.000 vetë i shpërngulën për në Turqi, prandaj sot mbarë bota jep shifra marramendëse të numrit të shqiptarëve në Turqi më shumë sesa në gjitha Trojet Shqipëtare në Ballkan. Madje pleqët e Luginës tregojnë që pjesë të tëra të fshatrave shqiptare, përdhuni kanë ikur për Anadoll, e më pas nga Mbretëria SKS e deri në vitet ’60 të shekullit të shkuar pos përdhuni edhe nga mashtrimi i hoxhallarëve që Serbia i dirigjonte. Një kushëri i imi, hoxhë i Serbisë (paraprakisht ishte edhe hoxhë i Perandorisë Osmane), për një “hajmali” në të cilën gjoja shkruante “allahu ia paska thënë që ajo familje ka bereqet nëse shkon në Anadoll”, i mashtronte duke ia marr arën e bukës në këmbim të saj. Asnjë pjesë e Tokave Shqiptare të sotme, nuk kanë më shumë njerëz të shpërngulur për Turqi sesa nga Lugina e Preshevës.
Pleqtët e Luginës ende e kujtojnë mirë, që Perandoria Osmane ndalonte gjuhën shqipe në vende publike; lejonte gjuhët ortodokse (siç i quanin pleqët gjuhët sllave); të dukurit shqiptar (veshja) sipas mentalitetit turko-osman ishte poshtëruese; hyqymeti (shteti) nuk lejonte veshjen e luksit për shqiptarët, madje ndalonte disa ngjyra që i takonin islamit=turkut; të veshurit shqiptar duhej t’ia lëshonin rrugën dhe ta respektonin osmanliun e ortodoksin (pleqtë i quanin sllavët me këtë emërtim), madje të zbrisnin nga shpina e kafshës nëse ishin mbi kal a gomar; Shqiptarët fyheshin si kaurë, që nënkuptonte njerëz të ndytë (të papastër); leçitja në martesa e vdekje Shqiptarëve nga turqit (shqiptarët e turqizuar); turqit (nënkupto Shqiptarët e turqizuar-islamizuar), të mësuar nga Osmanizmi, thonin më mirë ortodoks sesa kaur (aludonin për shqiptarët katolikë të Luginës së Preshevës) dhe janë vëllezër ortodoksët (sllavët) me turqit- këtë më pas edhe serbët e përvetësuan duke predikuar hoxhallarët e dirigjuar nga Serbia, që thonin kauri (shqiptari katolik), për t’u bë musliman së pari duhet të bëhet ortodoks (nënkupto serb), e pastaj mund të bëhet turk=musliman! .
Mjafton të bisedosh me cilindo turkofil apo turk të mbetur në Trojet tona (në fshatin Rahovicë pas 1912, ka mbetur një familje turke), ata hapur të dëshmojnë që janë pro-serbo-rus, kundër kulturës shqiptare dhe dëshirojnë tjetërsimin e shqiptarëve në turq. Shiko shembull hoxhallarët tradicionalë, që Akiden e kanë të marrë nga Turqia, këta thërrasin edhe sot, siç thërrisnin Sulltan Abyl Hamidët, në osmanizimin dhe islamizimin pra turqizimin (ndryshimin e kombit) të shqiptarëve. Hoxhallarët e rinj, të shkollës salafiste, të shkolluar në vendet nën ndikimin e Arabisë Saudite apo vëllazërisë muslimane, thërrasin në unifikimin e konceptit komb dhe fe, duke bërë që besimtarët e tyre shqiptarë të quhen muslimanë, prej nga pastaj siç ngjau me kombin musliman të Bosnjës. Shtetet tona shqiptare, ende nuk kontrollojnë Akidën-Besimin islam, por atë e lejojnë që të kontrollohet nga Akida Turke dhe ajo e Arabisë Saudite. E kjo tepër shume vërehet në Luginë të Preshevës, derisa Serbia edhe më shumë i ndihmon këtyre rrymave fetare islame, me qëllim për asgjësimin e Kombit Shqiptar në këtë pjesë.
Andaj pos nacionalistëve hqiptarë, që reaguan sërish, siç kanë reaguar historikisht, shtetet shqiptare heshtin për fat të keq, por për fatmirësi reagoi Aleati ynë SHBA, duke kërkuar ndalimin e ndikimit neokolonialist turk në Trojet Shqiptare. Çdo formë e shtimit të influencës turke, islame automatikisht është në interes dhe dobi edhe të Serbisë, sepse historikisht ashtu e shfrytëzoi.
30. 09. 2019.
Skënder Jashari, ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin, komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.