Asllan Bushati: NATO NË KOSOVË E KOSOVA JASHTË SAJ
Lufta e Ftohtë qe një ballafaqim disa dekadash midis demokracive perendimore e totalitarizmit komunist, midis NATO-s e Traktatit të Varshavës (TV). Ajo konsumoi shumë gjenerata armatimesh dhe një sasi të madhe mjetesh monetare. Konsumoi doktrina të mendimit ushtarak, nerva, stres ndërkombëtarë të përditshëm deri sa përfundoi me shembjen e komunizmit, prishjen e TV-së e rënien e Bashkimit Sovjetik (BS) si fuqia e dytë botrore.
Tranzicioni i pas Luftës së Ftohtë, solli luftën në ish Jugosllavi, ku NATO-ja si organizëm ushtarak, për herë të parë zbrazi armët kundër regjimit gjakatar serb, duke cuar kështu në krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës. NATO-ja vazhdon të jetë prezente në Kosovë, por Kosova juridikisht është jashtë saj(kontraversalitet).
Në dekadën e tretë të tranzicionit, në gjeopolitikën botrore filluan të cfaqen disekulibra diplomatik, ekonomik, politik dhe ushtarak. Kina kërkon një pozitë më të fortë e me fuqi vendim marrëse në gjeopolitikë botrore. Njëkohësisht krahas me zgjerimin e një ekspansioni ekonomik botëror, po fuqizon një makinë gjigande ushtarake. Në këtë situatë Rusia u ndje inferiore dhe kërkon vendin e ish BS. Por tashmë ky vend është i varrosur në analet e historisë se Rusia nuk është as ushtarakisht dhe as ekonomikisht BRSS dhe TV. Por ajo për të treguar se ushtarakisht është akoma e fortë, provokon NATO-n në një hapsirë neutral e në kufijtë e saj, duke sulmuar ushtarakisht pa asnjë arsye Ukrahinën. Që nga ky moment tranzicioni i pas Luftës së Ftohtë ka përfunduar dhe një etapë e re ka filluar e cila me siguri do të cojë edhe në ndryshime të organizimit politik, ekonomik e ushtarak botëror.
Rusia në avanturën për pushtimin e Ukrahinës, dukshëm është në dështim e sipër. Por prej saj dalin disa përfundime si: roli i NATO-s në Europë jo vetëm nuk është zvogluar, por është cimentuar. Rreziku i luftës nuk është zhdukur, ai ekziston, është real dhe në të ardhmen mund të trasferohet në vendet balltike dhe në Ballkan. E në se lufta vjen në Ballkan, historia ka treguar se ajo bëhet botërore. Këtë situatë e ndihmon qëndrimi dyfytyrësh i Serbisë e cila nga njera anë thotë do të shkojmë në BE, nga ana tjetër armatoset ushtarakisht nga Rusia. Por që të mos ndodh kjo situatë ku Kosova të provokohet dhe të përfshihet në zjarrin e luftës, duhet të cohemi të gjithë në këmbë që ajo zyrtarisht të pranohet anëtare e NATO-s. Dikush mund të thotë se hyrja në këtë organizëm ushtarak ka shumë procedura që duhen kaluar një pas një. Ne lypset të ju përgjigjemi atyre se është kohë lufte , dhe në luftë ka procedura të përshpejtuara.
Pra e thënë më shkoqur, këtu në SHBA, vatranët, drejtuesit e shoqatave, biznesmenët, intelektualët, gazetarët e cdo shqiptaro amerikan të kontaktojë me kongresmenët e senatorët e shteteve përkatëse dhe me një copë letre me dhjetë rreshta, të kërkojë prej tyre pranimin e menjëhershëm e pa kushte të Kosovës në NATO. Këtë gjë lypset ta bëjnë edhe shpitarët në diasporën europiane, diplomatët e Kosovës e Shqipërisë, parlamentet e Kosovës e Shqipërisë, cdo shtetar shqiptar e kosovar dhe cdo shqiptar që ka kontakte e miqësi me personalitetet euroatlantike. Ne si komb shpesh e kemi humbur kohën e duhur të veprimit, por tash lypset të ngihemi në këmbë e të bëhemi më të përgjegjshëm e të vetëdijshëm për të sotmen e të ardhmen tonë kombëtare.