Shaban Murati: Lajme të mira serbe për qeverinë
Lajme të mira serbe për qeverinë
1- Portali serb “B92”, 7 prill 2022:
“Presidenti Vuçiç foli për bisedën telefonike, që pati në 6 prill me presidentin e Rusisë Vladimir Putin: ”Putin më tha që ju e dini se qendrimi im për popullin serb është i veçantë, special”.
Duke shpjeguar votën serbe në OKB për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB, Vuçiç tha se Serbia ishte shantazhuar: “Ne po përballemi me një “goditje bërthamore” mbi Serbinë, me sanksione kundër Serbisë”.
2-Portali rus “eadaily.ru”, 8 prill 2022:
“Presidenti i Serbisë shpjegoi votimin serb në OKB për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut me shantazhin e Perëndimit.
Vuçiç deklaroi: “Serbia është i vetmi shtet në Europë, që ka refuzuar sanksionet kundër Rusisë. Lidhur me votimin e sotëm në OKB vendimi ynë fillestar ishte për abstenim, por pastaj ju merrni presione të papara. Nuk më shantazhojnë mua personalisht, por shantazhojnë Serbinë”.
3-Agjencia ruse e lajmeve “Regnum”, 8 prill 2022:
“Presidenti i Serbisë Vuçiç i kërkoi NATO-s shpjegime lidhur me ndjekjen e bërë ndaj një avioni civil të kompanisë “Air Serbia” në linjën nga Begradi në Moskë. Vuçiç deklaroi: ”Në hapësirën ajrore ruse ishte një nga avionët e NATO-s krahas me avionin tonë. Kush na e pretendon veten të zgjuar dhe e vë linjën tonë civile ajrore nën kërcënim nga gjuajtësit e tij”?/gazeta dita
Please follow and like us: