Ilir Levonja: Grafomani publik dhe mjerë ju që e keni
Publikisht u thotë shqiptarëve se, kanabisi do legalizohet pasi duan shqiptarët. Pastaj po publikisht u thotë po shqiptarëve se, presidenti nuk mund të zgjidhet nga populli pasi unë jam kundër kësaj ideje. Ndërkohë kërcënon po publikisht SPAK-un përse nuk arreston Sali Berishën kur ai ka prova dhe se po t’ia kërkojnë prokurorët ai është gati t’ua dorëzoj ato… Ndërkaq po publikisht kërcënon të vetët se askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia dhe se përgjëgjesia është personale.
Me një fjalë, kushdo rreth tij që vjedh ka përgjegjësi personale. Që dmth, qoftë ky ministër a drejtor dikasteri, qoftë ky administrator a shpërndarës fondesh, ka bërë gjithçka me kokë të vet dhe jo me atë të shefit. E gjithë kjo zigzage nuk është asgjë tjetër, por absurdideti i një kryeministri të dështuar. Le t’i marrim me radhë për të kuptuar se sa mashtrues është, sa grafoman dhe mjerë shqiptarët se kush u ka rënë për pjesë.
- Nëse duhet vërtetë që kanabisi të legalizohet, dakort, veç bë apo mbaj një referendum me votë. Jo me programe kompjuterike ku vota as nuk shihet, as nuk lexohet, as nuk tregon realitetin. Verdikti qytetar nuk del përmes pyetësoreve apo programeve këshilluese etj., midis korridoreve të qeverisë dhe qytetarit virtual, por përmes referendumit. Kjo është metoda më demokratike dhe kaq.
- Për presidentin, këtë pozitë kushtetuese komplet të dështuar deri më sot, nga mënyra se si zgjidhet, nuk ka rëndësi nëse duan apo ajo shqiptarët. Ky zgafello është totalisht kundër. Për kanabisin gjoja po i pyet shqiptarët, për presidentin as që e merr mundimin, pasi ky është kundërt. Pra nuk rëndësi se çfarë thonë shqiptarët kur ky nuk do. Demokracia, është forca e demosit, e popullit, ksisoj ky po dëshmon se është ky, jo populli.
- Sot kërcënon publikisht Spakun…? Dhe a e dini përse? Pavarësisht se po publikisht hiqet se është pro arrestimeve të kastës së tij, po publikisht dëshmon edhe një nervozizëm karshi prokurorëve. Duket ndonjëri prej të arrestuarve ka lëshuar gojën. Ose ka zgjedhur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Kjo ka domethënien se ‘shakaxhiu i përparimit’ ka humbur besueshmërinë tek drejtësia që ai po reklamon si reformën e tij dhe kaq jetike për shqiptarët.
- Po ta vini re, në këto shfaqjet e tij publike me metoda one man rules, (një burrë i vetëm qeveris) a këto kongrese kashte, publikon emra me vulën se janë më të mirët. Kur kapen nga drejtësia, ai, nuk ka asnjë përgjegjësi. Megjithëse në politikë, përgjegjësia është totalisht e këtij lloj njëshi, pasi është pikërisht ai që zgjedh dhe jo forumet.
- Kur thotë publikisht se ka prova dhe se po t’ia kërkojnë prokurorët është gati t’ua japi, pra provat për kokat e krimit, bën atë gabimin trashanik të bylmezes, e gjen vet rrugën për të rënë në gropë. E thjeshtë fare, kur nuk denoncon në organet e ligjit ai, shefi i qeverisë, çfarë prisni nga një qytetar i thjeshtë. Por ai nuk e bën pasi është veprim taktik, është propogandë. Larje duarsh nga gjithçka. Me një fjalë, ky nuk mban përgjegjësi për asgjë, sikur edhe gjithë vendi të digjet, ky nuk ka asnjë përgjegjësi. Kur në fakt duhet arrestuar në vend. Thjesht për veprën penale minimale, mos kallëzimin tek organet përkatëse.