Albspirit

Media/News/Publishing

Selaudin Guma: Fshini lotët e mos qani!

 

Altinit

 

Një ditë isha në Delvinë

Kujtoj nipin tim, Altinë

Atje kishte shokë besnikë

E donin djalin punëmirë.

 

Ishe djalë si vetëtimë

Si lulja e parë në Prill

Kishte rrotull djem petritë

Që natën e bënin ditë.

 

Zoti lart merr me të mirë

Këtë radhë zgjodhi Altinë

La pas prindër e fëmijë

Dhe u shtoi një pikëllimë.

 

Altin Guma nga Luzati

Ishe djalë i atij fshati

Tepelenas si i ati

Bir bujar jo si të gjithë.

 

I ngjante fisit të vet

Që mikun di si e prêt

Kush s’erdhi atë në derë

Gumajt nuk i ndan për jetë.

  1. 5. 2022

 

Jam mes jush

 

Nga një zgrip* I lartë në qiell

Unë ju shoh me dashuri

Fshini lotët e mos qani

Jam mes jush edhe tani…

  1. 5. 2022.

Zgrip: cep, lart në qiell aty ku rrinë engjëjt.

 

 

 

 

 

 

 

Please follow and like us: