Ambra Hysa: Ne vajzat dhe gratë, mund të arrijmë gjithçka
….
“Ne vajzat dhe gratë, mund të arrijmë gjithçka, për ne asgjë nuk është e pamundur”.
Gjithmonë bie në dashuri me personazhet e mia, përhumbem në histori teksa i dizejnoj copëzat e shpirtit. Kështu ndihem dhe vetëm
kështu, mund të shkruaj në fakt. Personazhet e librit tim, bëhen kaq reale dhe të prekshëm në sytë e mi, sa unë mezi pres të ulem
në makinën e shkrimit dhe të rrëfej historitë e tyre. Është si një film i shkurtër, i cili në mënyrë konstante qëndron në mendjen time, zhvillohet dhe dëshiron pafundësisht të marrë trajtë, e të dalë në dritë… Të njohë bardhësinë e letrës e të ngjitet me të.
Në përfundim të historisë, zakonisht më merr malli për karakteret që kam krijuar, sepse ato bëhen miqtë e mi për një kohë të gjatë, më dhurojnë paqe, komfort, shpresë dhe përzemërsi të pastër.Më bëjnë të besoj që mund të jetoj dhjetëra jetë dhe mund të eci me këpucët e tyre.
Ndonjëherë, jo vetëm ne libra por sidomos në jetën reale dashuritë tona të mëdha përballen me sfidat më të vështira. Duket si një lojë e fatit. Dhe shpesh mendojmë se a ia vlen të dashurojmë vërtet edhe atëherë kur fundi duket i errët? Përgjigjen e vërtetë të kësaj pyetje, e kuptojnë pak
zemra, unë e gjej gjithmonë kur ulem në makinen e shkrimit. Sekretet zbulohen ngadalë, magjia që personazhet posedojnë nxirret në pah, së bashku me imperfeksionet njerëzore, zgavrat e shpirtit, gjurmët e së shkuarës…
Në qendër qëndron gjithmonë ajo, GRUAJA, VAJZA… mënyra sesi ajo ringrihet dhe ndjehet e gjallë sërish.
Më pëlqen shumë të shkruaj se çfarë ndodh me njerëzit gjatë krizave; më pëlqen veçanërisht të shkruaj sesi ndjehen gratë dhe vajzat, duke qënë njëra prej tyre. Si i hapin zemrat, si shpalosen të vërtetat në dritëhijet që ata reflektojnë. Çfarë i bashkon ata dhe çfarë i diferencon?
Krizat na flasin për dimensione të reja, ato mund të shkatërrojnë ose mund të ndërtojnë, mbi baza që zgjasin përgjithnjë.
Por ne vajzat, mund ti bëjmë të gjitha, per sa kohë kemi të zgjuar brënda nesh instiktin e jetës, për sa kohë kemi bekimin dhe forcën ti japim jetë nje jetë të re…
Jemi gra dhe vajza dhe unë besoj se për ne asgjë nuk është e pamundur.
Please follow and like us: