Albspirit

Media/News/Publishing

Nga Berisha tek Dako, Llalla, Rakipi… shqiptarët e shpallur “non grata” nga SHBA

Këtë të hënë u njoftua se SHBA ka shpallur “non grata” ish-deputetin, Aqif Rakipi dhe biznesmenin Ylli Ndroqi, të cilët akuzohen për korrupision dhe se kanë bashkëpunuar me organizata krimianle.

Ndërkohë, numri i personave shqiptarë të shpallur “non grata” nga SHBA ka shkuar në gjashtë.

I parti që ka përfunduar në listën e zezë të amerikanëve ka qenë ish-Prokurori i përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, i cili u shpall non-grata në 14 shkurt të vitit 2018-të.

Po në të njëjtin vit, më 16 Prill SHBA vendosi të shpallë non-grata ish-deputetin Tom Doshi. Ndërkohë në 30 Korrik 2019 SHBA vendosi të shpallë non-grata Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit.

Në 26 maj të vitit 2021 Shtete e Bashkuara të Amerikës do të shpallnin non-grata ish-kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën.

Lista e shqiptarëve të shpallur non-grata nga SHBA:

Sali Berisha

Tom Doshi

Vangjush Dako

Adriatik Llalla

Aqif Rakipi

Ylli Ndroqi

Please follow and like us: