Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: VETËM TI

Vetëm ti ma ke rrëmbyer kujtesën.

Ç’t’i them erës që gërvisht me thonj në qelqe.

A e kam humbur atë flakëzën e shpresës,

Pyes gërmat e ujit që pemës së durimit varen… 

 

Vetëm ti ma ke rrëmbyer kujtesën.

Sa grackat dhe ëndrrat pa ty i refuzoj.

Gjethet e trishtuara ranë gjithë natën,

shkrime shiu në erën e çmendur,

që tani kushedi se ku bredhin?

 

Vetëm ti ma ke rrëmbyer kujtesën …

Please follow and like us: