Albspirit

Media/News/Publishing

Kur Naim Frashëri emërohej inspektor i shkollave greke

STAMBOUL (1883) / SI U PRIT EMËRIMI I NAIM FRASHËRIT SI INSPEKTOR I SHKOLLAVE GREKE?

Naim Frashëri (1846 – 1900)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Prill 2022

 

“Stamboul” ka botuar, të mërkurën e 30 majit 1883, në ballinë, një shkrim në lidhje me lajmin e emërimit të Naim Frashërit si inspektor i shkollave greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 

Shkollat greke

Gazeta “L’Avghi” beson se është në gjendje të njoftojë, sipas informacioneve të veçanta të saj, se gjithçka që është publikuar deri më tani në lidhje me emërimin e një inspektori të shkollave greke është e pasaktë.

Thjesht bëhet fjalë për të marrë vesh për gjendjen e shkollave greke që Ministria e Arsimit e urdhëroi Naïm Beun të vizitonte njëherë e përgjithmonë këto shkolla për të mbledhur informacionet e nevojshme.

Nëpunësi shtetëror, shton fleta greke, që u ngarkua për këtë vizitë të thjeshtë, Naïm beu, është një i ri shqiptar, i familjes Frashëri, shumë i arsimuar dhe me karakter të shkëlqyer, që ka studiuar me hollësi gjuhën greke në vetë shkollat greke.

Prandaj edhe lajmi i emërimit të Naim Beut, si inspektor i shkollave greke me kompetenca shumë të gjera, u prit me gëzim dhe si lehtësim nga e gjithë popullsia greke.

https://www.darsiani.com/la-gazette/stamboul-1883-si-u-prit-emerimi-i-naim-frasherit-si-inspektor-i-shkollave-greke/

Please follow and like us: