Albspirit

Media/News/Publishing

Poezia e Oktavio Paz vjen në shqip nga Lazër Stani

Dy trupa ballë për ballë
nganjëherë janë dy dallgë
dhe nata është një oqean.

Dy trupa ballë për ballë
nganjëherë janë gurë
dhe nata një shkretëtirë.

Dy trupa ballë për ballë
Nganjëherë janë dy rrënjë
të kapërthyera nëpër natë.

Dy trupa ballë për ballë
nganjëherë janë dy thika
dhe nata shkrepëtima.

Dy trupa ballë përballë
Janë dy yje që bien
në një qiell të zbrazët.

Përktheu: Lazer Stani

Please follow and like us: