Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Nuk do të jem kurrë deputeti i Sali Berishës

 

Nuk janë fjalët e mia, por të Agron Gjekmarkajt. Produkti i listave, jo i demokratëve. Megjithatë ai sot ka kostumin e tyre, i përfaqëson ata. Megjithëse nuk është pjesë e tyre. I përfaqëson për shkak të atyre listave të mbyllura që shefi u dërgon partive në rrethe. Dhe partitë janë të shtrënguara ta votojnë. Këta pavarisht titullit profesor nuk e kanë aspak për turp të pranojnë të emërohen, megjithëse e dinë fare mirë që është një lloj asgjësimi i demokracisë për shkak të mungesës së votës. Për shkak të mungesës s transparencës se e duan apo nuk duan demokratët e qytetit ku do ta votojnë? Apo thjesht, i binden njëshit? Këta pranojnë paturpësisht. Sado titujve, kanë brenda vetes akoma mendësinë otomane, atë që mua më takon vendi i deputetit. I bëj ”nder” demokratëve etj. Kur duhet të bënin të kundërtën, të mos pranonin të emëroheshin, pasi teknikisht emërimi është një lloj dënimi me varje në litar për demokracinë. Dhe këta profesorët e dinë mirë këtë. Bëjnë gam-gam tek të tjerët, por fusin kokën në thes kur bëhet fjalë për emrin e tyre.

Kjo është ajo racë që e fton në shtëpi dhe ai të bëhet zot aty. I është mbushur mendja se e meriton. Dhe se gjithë të tjerët duhet ta dëgjojnë. Dhe se çfarë thotë ai është totalisht e pa diskutueshme. Kjo është raca e mosmirënjohësve dhe më e ndyra në shoqëri. Eshtë ajo racë këllirë, që ka lënë pas dorë me qindra aktivistë në hije. Nga ata që kanë vite që militojnë dhe sot ky surrati i quan talebanë. Është ajo racë matrapazësh që të shesin për gjithçka mjafton që karrika e tyre të mos preket. Ajo racë që u fut në lista dhe kurrë nuk e ndjeu sfidën e votës në periferinë e lodhur nga mungesa e rrugëve, uji dhe energjisë elektrike. Demokratët u shqyen me absurdin e herësit në zgjedhjet e fundit, kjo racë u bë deputete përqindjen e ulta të listave, për shkak se ishin numri 1 a 2 në listë. Sot ky profesori, nuk ulet me Sali Berishën, që fakt është historia reale e demokratëve. Kësisoj Sali Berisha përpara se të sqaroj dhe të qartësoj atë non gratën për vete, duhet ta bëj për historinë e demokratëve. Atyre demokratëve që sot hanë fara luledielli rrugëve, ose kanë marrë aeroportet për shkak të dhunës shtetërore, kurse ky është deputet. Madje nga ato kallëpe a kavje që vërtetoi se sa ka humbur një forcë e madhe opozitare nga pikërisht emërimet e këtij kallëpi. Këta sot janë të gjithë ca qurravecë që nuk pranojnë të votohen, ngulin këmbë se do fitojnë zgjedhje pa u votuar nga baza. Mjafton që kanë me vete ambasadën amerikane apo ambasadoren. Nuk ka rëndësi se kë votojnë demokratët. Kanë të drejtë të tallin bythën, pasi ky grupi i rithemelimit, po i lë gjatë të livadhisin. Duhet të mblidhen urgjentisht dhe të vendosin se kush janë përfaqësuesit realë, shumica demokrate apo kjo racë bastarde mosmirënjohëse e humbësave serialë?

Please follow and like us: