Albspirit

Media/News/Publishing

Luftanija më e madhe ruse fundoset pas sulmit me raketa

Luftanija më e madhe ruse e cila ka shpërthyer mëngjesin e sotëm është mbytur në Detin e Zi pasi ekuipazhi i saj e braktisi.

Braktisja e anijes ndodhi sepse në mënyrë të çuditshme municionet që gjendeshin brenda anijes kanë shpërthyer, teksa dyshohet se është sulmuar me raketa tokësore nga Ukraina.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se “Moskva” pësoi “dëmtime të konsiderueshme” pasi “shpërtheu një zjarr”, por tha se ishte ende duke hetuar shkakun e shpërthimit.

Zyrtarët ukrainas të enjten pretenduan se luftë anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi u godit nga dy raketa kundër anijeve të klasit R-360 Neptun, duke shkaktuar që ai të shpërthejë dhe të fundoset pranë Odessa.

Mediat ruse raportuan se 500 anëtarët e ekuipazhit të anijes u evakuuan pasi municioni në bord shpërtheu aksidentalisht.

Raportet e pakonfirmuara sugjeruan se luftë anija ruse ishte shpërqendruar nga një dron ukrainas në një sulm me raketa në shënjestër dhe nuk ishte në gjendje të ridrejtonte mbrojtjen e saj në kohë./ Gazeta Shqip

Please follow and like us: