Finlanda neutrale kërkon anëtarësim në NATO
Ministrja e Finlandës për Evropën, Tytti Tupparainen deklaroi se vendi po kërkon të bashkohet me NATO-n pas luftës në Ukrainë. Ajo tha se ka shumë mundësi që Finlanda të aplikojë për anëtarësim, duke u shprehur se populli i Finlandës tashmë e ka vendosur dhe se pushtimi rus i Ukrainës ka qenë si një thirrje zgjimi për të gjithë botën.
Megjithatë, ajo përsëriti se vendimi nuk është marrë plotësisht. Nga ana tjetër, ditën e djeshme, kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se vendi i saj do të konfirmojë vendimin e saj “brenda javësh”.
Please follow and like us: