Luciana Littizzetto: I dashur krijues, ndaloje Putinin!
I dashur, Krijues,
Ndaloje Putinin. Ose fol me engjëllin e tij mbrojtës. Ke për ta njohur menjëherë, sepse ka syze RayBan tëzeza, kufje në vesh dhe kallashnikov nën krahë. Fol me të, binde që t’i japë fund kësaj lufte.
Të gjithë duam të vazhdojmë të jetojmë, duke përfshirë rusët dhe ukrainasit. Ne duam t’i kthehemi këngës, vallëzimit, ngrënies së akulloreve, të qeshurit, punës, ëndrrave, dashurisë, të pasurit fëmijë dhe t’i shohim ata të rriten apo të vdesin, ama të vdesin kur vjen momenti që Ti ke vendosur, jo të vdesin nga bombat dhe granatat. Ne do të donim të vazhdonim të shijonim perëndimet dhe lindjet e diellit. Të gjithëagimet e botës. Duam një botë me paqe, nga Europa në Antarktidë, nga poli i veriut në polin e jugut, edhe atje ku duket e pamundur, si në Afganistan.
Kohët e fundit ka ardhur pranë Teje një zotëri që na mungon shumë. Quhet Gino, ka theks milanez, flokëtë shkatërruara dhe me siguri të ka folur shumë për Interin. Ai thoshte se në çdo luftë, 90% e viktimave janë civilë, njerëz që nuk kanë mbajtur kurrë armë; të cilët as që e dinë se pse u bie bomba mbi kokë”. Mëkujtohet që thoshte gjithashtu: “Nëse lufta nuk zhduket nga historia e njerëzimit, do të jetë lufta ajo që do t’i zhdukë njerëzit nga historia”.
Ne mendojmë si ai. Të lutem, na ndihmo! Të lutem, edhe këtë herë na çliro nga e keqja. Jotja, Luciana”. – Letra e Luciana Littizzetto drejtuar Zotit përballë luftës Rusi – Ukrainë
Për ta mbyllur këtë artikull, dua të citoj një thënie të Mahmoud Darwish, e cila me siguri do t’ju bëjë tëreflektoni gjatë: “Lufta do të përfundojë dhe liderët do të shtrëngojnë duart. Ajo plakë do të vazhdojë tëpresë djalin e saj dëshmor. Ajo vajzë do të presë burrin e saj të dashur. Dhe ata fëmijë do të vazhdojnë tëpresin babanë e tyre hero. Nuk e di kush e ka shitur atdheun tonë, por kam parë kush e ka paguar çmimin.