Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Të drejtat e femrave dhe sa i njohin ato të drejtat e tyre

•Të drejtat e grave dhe sa i njohin vetë vajzat dhe femrat të drejtat e tyre.
•A jemi në kohën e duhur të kemi një emision të vërtet për të ndihmuar gratë e vajzat që të njohin liritë bazë dhe të drejtat themelore,
•A duhet bërë më shumë për arsimimin dhe fuqizimin ekonomik të vajzave e grave që të mos bien pre e dhunës së vazhdueshme!
Disa të drejta themelore që duhet ti gëzojnë gratë por a…i njohin dhe a ndodh t’i kërkojnë e të kthehen në luftarake për t’i pasur ato pjesë të jetës së tyre?!
Jemi larg dhe duhet ende shumë punë!
1. Arsimim, punësim, ekonomi,.. çelësi i fitores për çdo vajzë e grua. Natyrshëm lind pyetja sa gra munden t’i zotërojnë këto elemente jetësorë, sa janë të punësuara dhe a mbështeten gratë nga shteti e shoqëria që ato të mos bien pre e dhunës.
2. Sa i përgjigjet nevojave të grave martesa dhe a i njohin ato ligjet e divorcit dhe përgjegjësitë për ndarjen e pasurisë kur gruaja ka bërë vetëm punë në shtëpi! Përseri, lind pyetja, një grua kur bën vetem punë shtëpie që janë të papaguara, a mund të përballojë një avokat apo këshillues ligjor për të fituar të drejtat e saj në gjykatë! E vështirë….
3. A janë gratë e vajzat në Shqipëri faktor fuqizues brenda llojit kur kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në politikë! Pra nese ka një numer të madh, gra e vajza në parlament dhe ministri të ndryshme. Ministre.zv,ministre, drejtore të përgjithshme, a kemi më shumë nga gjinia femrore të punësuara në ato dikastere që drejtohen nga grate
4.  A iniciojnë e prodhojnë politika punësimi, arsimimi e kualifikimi të vazhdueshëm për të përmirësuar imazhet e grave kudo, në kulturë, shkencë, drejtim dhe praktika sociale duke i mbështetur me projekte? Ja po e them unë se fare pak bëhet po që se nuk je aktive në partitë përkatëse, ose nuk ke të njohur në politikë!
5. A ka kundërshtim ndaj dhunës dhe sa punohet për ndërgjegjësimin e grave që ato t’i përkushtohen mbrojtjes së tyre, në punë, shkollë, shtëpi, rrjete sociale apo edhe në politikë e kudo tjetër kur ato bullizohen, anatemohen, fyhen dhe u nëpërkëmbet dinjiteti, aftësitë e ndërkohë mundësia e mbrojtjes është e vogël për 1001 arsye.
E kështu me radhë, kemi pafundësisht kufizime të lirive dhe të drejtave të themelore bazë të grave e ndonjëherë kur rendin në kërkim të drejtësisë, ndeshen në shumë raste me ndëshkimin penal të pamerituar sepse burrat kanë ekonominë përpos fuqisë mashkullore dhe përfitojnë duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të dalë fitues!
Sot e ftuar në RTSH me moderatoret Matildën dhe Florin
Koha të bëjmë veprime konkrete si shoqëri në mbrojtje të grave që bëhen pre e dhunës!
Please follow and like us: