15 JANAR 1877 – KONVENTA E BUDAPESTIT
Marrëveshja apo konventa e Budapestit (Konventa angl. – Marreveshja) ishte një marrëveshje sekrete në mes austro-hungareze dhe perandorisë ruse për ndarjen e pushtetit në Europën Juglindore. Çështja e ndarjes së Perandorisë Osmane u shqyrtua në mes fuqive të mëdha, aty në fund të shek.19-të, qe ishte shekulli i prioriteteve të politikës se pushtetit evropian. Përveç kësaj, Rusia kërkoi gjatë krizës ballkanike, neutralitetin e Austro-Hungarisë duke mosndërhyrë në luftën që po pregatitej kundër Otomanve. Takim i fshehtë u mbajte ndërmjet perandorit Franc Jozefit dhe Carit rus Alexandrit të i II-te, në Stamboll prej datës 20 deri me 23 dhjetor te vitit 1876.
Takim i tre fuqive të mëdha ; – Austro – Hungaria, Gjermania dhe Rusia
Pas humbjes së disa kryengritjeve popullore në vitin 1876 në Ballkan nga Perandoria Otomane, Rusia pretendon të bëji një luftë kundër armikut tij të vjetër. Në 8 korrik të 1876 u nënshkrua ’’ Konventa imperiale’’ nga ministrat e jashtëm rusë Aleksandër Mihajlloviç Gorçakov dhe austro-hungarezi Gyula Andrásy në fshehtësi, në qytetin e perandorisë austro-hungareze, Budapesti.
Konventa Imperiale ishte një marrëveshje e politikës së jashtme në mes Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Ruse, në prani të Car Aleksandrit të II-të dhe perandorit Franc Jozefit. Marrëveshja u arrit në zgjidhjen e përbashkët të çështjes lindore(perandoria osmane). Kjo ishte e nevojshme nga problemet e brendshme të Perandorisë Osmane dhe të interesave të pushtetit të dy fuqive të mëdha në Ballkan. E mandej marrevëshja e ndanë Ballkanin në sferë influence austriake dhe atë ruse.
Gyula Andrássy – Aleksandër Mihajlloviç Gorçakov 3.III.1823 –18.II.1890 – 16.7.1798 – 11.3 1883
Pikat kryesore të Konventës(marreveshjes) së Budapestit ishin:
• Në rast të një sulmi rusë kundër Turqisë duhet Austria të mbajë një qendrim “neutralitet mirëkuptues”.
• Pas luftës nëse fiton Rusia ka të drejtë Austria ta pushtoji Bosnje – Hercegovinën, por me kushte qe të mos te marri Sanxhakun e Novi Pazarit.
• Serbia, Mali i Zi dhe pjesa e ndërmjetme e Bosnje – Hercegovinës të jenë dy shtete ne një zonë “neutrale”, qe do te thote te mos preken.
• Pasi të humbi luftën Perandoria Osmane, atëherë Austro – Hungaria dhe Rusia duhen të kontribuojnë në vendosjen e balancave ne gadishullin e Ballkanit, prej një numër shtetesh sovrane, qe të mos lejohen qe te behen bllok shtetesh sllave në aspektin e fuqisë ushtarake sepse si tendencë për agresione rrezikojnë ’’ekuilibrin europian.’’
• Stambolli ose “Konstandinopoja” dhe zonat përreth duhet te jene “qytete të lira”.
• Rusia duhet te marre Besarabine(Moldavine).
• Bullgaria, Shqipëria dhe shtetet brënda vilajetit të Rumelisë(500 vjet asht quajtë prej osmaneve Rumeli; ishte nje rajon-vilajet i madh i pushtuar nga otomanet qe perfshinte Çamerine, Maqedonine, Greqine e Mesme e perfundonte ne Turqi) duhet të jenë të pavarur.
• Thesalia, e përbame prej Epirit dhe prej Kretës duhet të perfshihen në Greqi
Marrëveshja e shpalljes së Stambolli një qytet “i lirë”, nuk ishte pjesë e përmbajtjes të konventës sekrete. Ajo u ndal në një marrëveshje shtese edhe më shumë sekrete se ajo me siper. Nga këto dokumente pasqyrojnë atë se cari rus i dytë në atë kohë synonte në faktë sikurse paraardhësi i tij, Car Nikolla i I-re, të zbatonte projektin grekë(ishte nje plan per ta copetuar perandorine osmane nepermjet nje lufte ruse-turke) më në fund koha erdhi. Ai ndjente obligim moral për ta realizuae kët andërr të paraardhësit tij. Një principë i udhëhiqte dy perandoritë; Perandoria Osmane duhet të shkatërrohet me çdo mjet. Ballkani duhet të jetë sfera e ndikimit të perandorive Austro – Hungareze dhe Ruse.Të dy shtete kishin miratuar nuskën e saj me një shqiponjë dykrenash, që e kishte pasë dikur Perandoria Bizantine, ku ishte përdorur edhe nga Palaiologos(dinastia greke që sundoi në krye të perandorisë Bizante në Kostandinopojë të Turqisë)
Për Austrinë ishte e rëndësishme se Rusia nuk pretendon, nuk pranon ” shtete mëdha, kompakte sllave në Ballkan, e cila mund të ndikojë te popujt sllavë qe janë nën perandorine austro-hungareze.
Traktati i Budapestit ishte një prej disa marrëveshje të fshehta me të cilat Rusia i kërkoi ta siguronte dhe ta mbështete idene e neutralitetit nga ana e Austrisë(pra kur të fillonte lufta ruse-turke të mos sulmonte në Ballkan ndonjë shtet sllavë). Përveç marrëveshjes së viti 1876 te mbajtur në qytetin Imperial të Budapest ne mars të vitit 1877 u nënshkrua një shtesë ne marreveshje.
Gjithashtu, në një takim me Britaninë e Madhe më 18 marsë te viti 1877 u vendose që Rusia do te ndjeki nje politike të mos lejimit të zmadhimit territorial të shteteve sllave në Ballkan.
Mizoria turke e ushtruar kundër popullatës bullgare shtyu apo me mire me thene e pershpejtoi Rusine per t’i shpallur luftë Perandorisë Osmane në prill të vitit 1877 dhe pas një kohë të shkurtër peranodria osmane u shkatërrue, pra u pushtue nga Rusia. Menjëherë u mbajtë në Turqi konferenca e fuqive të mëdha për kushtet e armëpushimit midis Rusisë dhe Turqisë nëpërmjet një traktati që u quejtë Traktati i Shën Stefanit. Në Traktatin i Shën Stefanit u detyrua të njohe Perandoria Osmane, pavarësinë e plotë të Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Ne dispozitat kryesore ishte krijimi i një shteti të madh bullgar, i cili duhet të shtrihet deri në jugë të Ballkanit si madhesinë e shtrirë te Deti Egje dhe në perëndim te Liqeni i Ohrit. Kjo lloj dispozite, që i lejonte te aneksonte Bullgaria sipas orekseve shoviniste në Ballkan ishte për Austrinë dhe Britaninë e Madhe aktë teper fyese dhe e papranueshme. Madhësia e territorit te Bullgarise ishte në kundërshtim flagrante me Traktatin e Budapestit.
Rusia shkaktoi një krizë serioze diplomatike mes fuqive të mëdhaja evropiane. Në Ballkan, trazirat shpërthyen në popullsinë muslimane shqiptare kundër dhënieve të territorit sipas pazarllëqeve te Rusise pa dijenine e fuqive te medha. Per të shmangur një tjetër konfliktë lufte u mblodhe me te shpejte Kongresi i Berlinit. Duhet të theksohet gjithashtu se ka ndodhur një ’’ foederis casus’’ – një ’’shkakë për luftë’’. Në këtë incidentë diplomatikë ishte fakti se Rusia i kishte vendosë pa dijeninë austro-hungarezve dhe anglezve.
Megjithatë, duhet pranuar se marrëveshja e Budapestit, pavarësisht nga këto aspekte negative, ishte akti i parë diplomatik ndërkombëtar që pranoi në parim idenë e krijimit të një shteti Të Pavarur Shqiptar. Kjo ide ishte e Austro-Hungarisë, e cila u nis nga interesi për të krijuar në Ballkanin Perëndimor një barrierë kundër ekspansionit serb drejt Adriatikut e Maqedonisë. Tjetër randësi ishte se popujt e ballkanit u çliruen nga robëria gati 500 vjeçare turke. Apo ju tregue kufiri i andrrës shoviniste – imperialiste të Rusisë në Ballkan nga fuqitë e mëdha.