Altin Sh. Kajtazi: KOSOVA
Kur Kosova pikonte gjak
Krrokamat serbe krimin e fshehën
mbi lule t’çelura e t’mbuluara nga dushk i thatë!
Aromë s’kanë lulet e këputura
i fshiu era e madhe
e shkurreve mbeten veç gjurmë!
Shpirti i tyre vallëzon mbi re
aty ku rrezet ndriçojnë n’verë e n’dimën
dhimbja ndjehet kudo nën këtë qiell
kjo zemër e lënduar mbeti për atje!
Çdokush e ndjen këtë dhimbje
por s’mund ta them, siç e ndjen një nënë!
- 02. 2021
Please follow and like us: