Albspirit

Media/News/Publishing

Nexhat Halimi: KROI I SHPIRTËRAVE TË MIRË

 

 

 

E kalojmë me Kadri Skejën, urën e gurit në Prizren. Ai kujton vitet e ikura si një valltar i shquar në Shoqërinë “Agimi” të Prizrenit e unë, gazetar i të vetmes gazetë shqipe të përditshme në botë “Rilindja” e Prishtinës.

Ecja dhe më kujtohej një det historish për të arritur me gjak deri te drita e lirisë.

Sytë më mbylleshin dhe prapë hapeshin. Drita prapë më ndiqte dhe më binin vetëtimë -vetëtimë e herë – herë tufa – tufa më vinte nga  Kalaja e qytetit, në të cilën kishin lënë ëndrrat e tyre shumë luftëtarë shqiptar të mbyllur në qelitë turke . Mes tyre dhe Abyl Frashëri, udhëheqës i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i pranguar me vjet pas tri vjet lufte të përgjakshme për atdheun dh lirinë kundër Perandorisë Osmane.

Viti i fundit i luftës atdhetare kundër turkut e largoi dhe Kryetarin e fundit të Lidhjes shqiptare Ymer Prizrenin, i cili deri në vdekje do të jetojë me vëllezërit Ulqinakë.

– Të ulemi dhe ta pimë nga një kafe, – më ofroi Kadriu.

-Me ty, mik i dashur pi helm e jo më kafe, – qesha unë. –veç do të qe mirë të rikujtojmë ndonjë nga krojet që ka Prizreni.

-Histori jo shumë e zakonshme ka ndodhur në kohërat e lashta. Qyteti është qytet hero. Prizreni, që njihet ndër qytetet më të vjetra jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon njihet edhe për stilin arkitektonik dhe rolin historik që ka, – mori të fliste Kadriu. -Përveç objekteve kulturore, Prizreni njihet edhe për krojet që u ndërtuan gjatë shekujve dhe gjatë sundimit të Perandorisë Osmane këtu. Në Prizren, aktualisht janë 25 kroje. Shumica prej tyre janë aktual dhe në gjendje të rregullt. Ndërsa një pjesë e tyre janë shkatërruar për arsye të ndryshme. Ndër krojet më të famshme në Prizren është edhe KROI I SHPIRTËRAVE TË MIRË. Ky krua u ndërtua nga humanist, në shenjë të respektit për shpirtrat e njerëzve që kanë dhënë kontributin e tyre për çështjen kombëtare apo edhe për çështje të tjera. Sipas gojëdhënave nuk dihet saktë se nga kush u ndërtua ky krua. Por në bazë të dorëshkrimeve dhe gojëdhënave të ndryshme, mendohet se ndërtuesit e këtij kroi kanë lënë amanet që burimet e këtyre kojeve mos të shterojë asnjëherë. Haxhi Ymer Efendiu njëri nga pasardhësit e këtyre krojeve, kishte lënë amanet fqinjëve të tij, që në emër të tij të ngrihet një krua i ujit të mirë. Mendohet që vet Haxhi Ymeri Prizreni e kishte një vajzë, veç me ndërtimin e këtij Kroi, do të kishin mundësi të përdornin të gjithë qytetarët. Sipas disa hulumtimeve dhe historisë gojore, uji i këtij Kroi kishte veti shëruese, dhe si i tillë përdorej nga të gjithë…”

– Të ulemi dhe ta pimë tashmë atë kafe, se pritëm mjaft, – tha KadriSkeja dhe qeshi.

– Nuk mund të rrimë pa pirë kafe më, – qesha.

Kaluam  përbri Shatërvanit, me pesë sylynjar dhe u ulëm në njërën nga kafenetë e shumta.

-Ujin për pije e keni të mirë këtu. – fola duke i shikuar sylynjart që derdhnin ujin me vrull dhe i jepnin freski sheshit të Shatërvanit…

–Ujin e kemi ilaç, – e përsëriti prapë dhe më shikoi Kadriu.

-Pikërisht ashtu.

– Me ujin e krojeve të Prizrenit mund të ngrihet dolli!

– Natyrisht. Është për të ngrehur dollinë, është shumë i mirë, e meriton dashurinë e nderimin e gjithsecilit, – fola unë.

 

Please follow and like us: