Albspirit

Media/News/Publishing

Dy fjalë për heshtjen e amerikano-shqiptarit sokëllitës, Ilir Demaliaj të cilit iu dha hapësirë në RTV Ora si rrallëkujt

Kastriot Myftaraj

Megjithëse Ilir Demaliaj nuk është veçse një ish-punëtor ndihmës elektricist në Kinostudio (ndërmarrje jo lagje), i cili në korrik 1990 hyri në ambasadën gjermane për të kërkuar strehim politik dhe pastaj emigroi në SHBA ku sot punon si bari me dhi, RTV Ora çuditërisht i dha hapësirë si asnjë media shqiptare që të bënte analistin politik, jo vetëm me figurë dhe zë, por edhe me shkrim, duke u botuar në faqen online të këtij televizioni opinionet e tij. Dhe Ilir Demaliaj sokëllinte shpesh në ekranin e RTV Ora. Çuditërisht, me të hyrë emri i pronarit të RTV Ora në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të SHBA, në 11 prill të këtij viti, Ilir Demaliaj u zhduk nga ekrani dhe faqja e RTV Ora. As nuk iu përgjigjet thirrjeve të gazetarëve që e ftojnë në intervista apo emisione, as nuk dërgon opinionet e tij me shkrim. Nuk pres që ky Like Demalia të ketë kurajën e një femre siç është zonja Evi Kokalari, që megjthëse është shtetase amerikane thotë hapur mendimin e saj se qeveria amerikane ka gabuar duke futur në listën e zezë Sali Berishën. Zonja Evi Kokalari e merr seriozisht të drejtën që ka për lirinë e fjalës si qytetare amerikane dhe kur nuk pajtohet me mendimin e qeverisë e shpreh lirisht kundërshtimin e saj. Tekefundit ky është thelbi lirisë dhe demokracisë. Nëse duhet të jesh dakord me qeverinë për çdo vendim të saj, a nuk duhet që edhe të mos votosh kundër saj? Ky Ilir Demaliaj, kur SPAK vendosi sekuestro mbi pronat e z. Ylli Ndroqi, për çka është ende në vijim e sipër një proces gjyqësor, e quajti të gabuar dhe të pambështetur atë që bënë SPAK dhe gjykata e posaçme. Tani që mbi të njëjtat argumente si të SPAK dhe një fabul shtesë të pambështetur në asnjë provë, emri i z. Ndroqi futet në listën e zezë amerikane, Ilir Demaliaj kafshon gjuhën dhe hesht. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që emri i dikujt të futet në listën e zezë të Departamentit të Thesarit në ndërkohë që është në vijim e sipër një proces gjyqësor i cili është duke u vonuar sa për faj të SPAK, aq edhe të ekspertëve të caktuar nga gjykata. Së paku këtë të vërtetë mund ta kishte thënë Ilir Demaliaj. Por nuk e thotë dot as këtë se ashtu e ka hallin. Njerëzit si ky Demaliaj, në SHBA i tolerojnë të bëjnë ndonjë shkelje ligjore kur i shërbejnë Policisë duke spiunuar bashkëpunëtorët e tyre, por pastaj këta njerëz humbin lirinë për të folur si njerëz të pavarur qoftë edhe në vendin e tyre të prejardhjes, kur kjo gjë nuk është e pëlqyeshme për qeverinë amerikane të kohës. Shkurt janë b*thëshitur. Në fakt i tillë kishte qenë edhe kur hyri në ambasadën gjermane në 1990 sipas listës së bërë nga Sigurimi i Shtetit, me kodin sekret “Thirrje për zbor jashtë shtetit”.

Please follow and like us: