Presidente e ardhshme e Shqipërisë/Moderatorja sportive nuk e fsheh kandidaturën e saj
Së shpejti do të zgjidhet presidenti i ri i Shqipërisë. Të shumtë janë emrat që përfliten për këtë pozicion të rëndësishëm. Ndër kandidatët që komentohet, vëmendja më e madhe është kthyer nga gjinia femërore. Pasi të shumtë janë ato që duan që këtë post ta mbajë për herë të parë një grua. Moderatorja e njohur Hygerta Sako është një nga kandidatet e mundshme. Këtë e ka bëre me dije vetë moderatorja soprtive me anë të një postimi në instastorin e saj.
“Ore se spaska mbetur njeri pa hedhur kanditaturën për president. A ta hedh dhe unë?”
Kjo ka qenë pyetja që Hygerta i ka drejtuar ndjekësve të saj, e shoqëruar me ikona duke qeshur. Të jetë vërtetë kjo një nga aspiratat e moderatores apo e gjitha kjo është një ironi e saj mbi kanditaturat e hedhura? Ju kujtojmë që Hygerta Sako momentalisht drejton emisionin e saj “Rubrika Sportive” në Rtsh Sport.