Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: NËNË DINA

Kujtim emigranti 
Dilte herët nënë Dina.
Me fshesë dhe një lopatëz bishtvogël për çdo mëngjes mblidhte gjethet e një dite më parë dhe thërrimet e mbetura të diellit.
Një fik i njomë aty te një kthinë belbëzonte fjalët e para të jetës…
….
Dimrit helen, një velenxë me flatra të ngrohta fluturash më solli nënë Dina dhe për çdo ditë një tas supë me copëra ëndrrash..
Se ç’kish një buzëqeshje të lashtë syve të saj.
….
Sa mote kanë shkuar…
Fiku i njomë, u plak – më thanë.
Dergjur ripërtyp hënën ndajnate..
Ç’u thinja!
Nuk pata më zemër t’i pyesja,
Ku shkoi nënë Dina.
Please follow and like us: