Albspirit

Media/News/Publishing

‘Ashtu si Lenini’/ Politikani britanik ngre alarmin: Ja rreziku që i kanoset botës nga George Soros

Politikani britanik, njeriu i Brexit, Nigel Farage ka folur së fundmi në ‘Newsmax’ ku ka zbërthyer figurën e dyshimtë të George Soros, miliaderi amerikan, politikisht i majtë dhe si influencon ai jo vetëm politikën amerikane, duke ndërhyrë në zgjedhjet lokale dhe ato për prokurorët e distriktit.  

Në serinë e quajtur ‘Politikat e krimit të Soros’, Farage ka rrëfyer aktivitetet e miliarderit, të anarkistit pa kufij, George Soros, për ekspozimin e aktiviteteve të tij në Europë. Në Parlamentin Europian disa vite më parë, kur Britania e Madhe ishte ende anëtare e BE, Nigel Farage do të shprehej: “George Soros, më së fundmi i dha shoqërisë së hapur, organizatës së tij, që sigurisht promovon lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mbështet organizatat mbishtetërore si Bashkimi Europian, 18 miliardë dollarë. Dhe influenca e tij këtu dhe në Bruksel është vërtetë e jashtëzakonshme“.

Nigel Farage u sulmua nga mediat për këto komente. Shumë e kanë akuzuar atë për anti-semitizëm dhe për lëshimin e akuzave të rënda. Nigel flet në mënyrë të detajuar se kush është George Soros, rrjeti i tij dhe si ndikojnë politikën globale. Farage shton gjithashtu se me Soros po bëhet gabimi që u bëri Lenini në vitin 1917. “Është i njëjti gabim që është bërë në 1917 në Rusi nga Lenini tek komunistët, ku ekziston kjo ide që rendi ekzistues është tepër i korruptuar, është shumë keq”.

Intervista

– Mirësevini zotëri. Na jepni anën tuaj të asaj që ky person është dhe të asaj që po synon të arrijë qoftë këtu në SHBA, me lëvizjet e tij, me financimin e prokurorëve të distrikteve, apo me atë që po mundohet të arrijë në anën tënde, në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Farage
: Në atë fjalim, në Parlamentin Europian, unë theksova se organizatat e Soros vetë kanë thënë se janë 243 anëtarë në të Parlamentit Europian, që janë miq të Shoqërisë së Hapur. Kështu që unë i shkruajta të gjithë 243 anëtarëve duke i pyetur ata se çfarë fondesh kanë marrë, çfarë dhuratash kanë marrë, çfarë pushimesh kanë marrë. Dhe e dini çfarë, as edhe një nga ata nuk i është përgjigjur letrës time. Pra, çfarë ka mundur ai të bëjë është të ndërtojë influencën më të jashtëzakonshme, por ai numri që unë përmenda, 18 miliardë dollarë. Njerëz, nuk thashë 18 milionë, thashë 181 miliardë. Nuk ka qenë asnjëherë, asnjë njeri në historinë e botës që i ka dhuruar para kauzave politike në një shkallë të tillë dhe të jeni të qartë, Shoqëria e Hapur është për thyerjen e shtetit kombëtar, largimin ose të paktën reduktimin e kishave, fesë, sidomos të krishtërimit, si pjesë e krijimit dhe ndërtimit të gjithçkaje në të cilën shtetet tona bazohen.

– Dhe pse mendoni ju se ai kërkon të bëjë këtë gjë?
Farage:
 Ka shumë teori për familjen Soros. Në fillim të viteve 1940, gjatë pushtimit nazist, dhe çfarë ata bënë sepse ata ishin, ju e dini. Soros ka lindur hebre, por ajo se çfarë ata bënë gjatë atyre viteve për të mbijetuar ka çuar në krijimin e një kompleksi faji të jashtëzakonshëm dhe të çuditshëm. Unë gjithashtu medoj se sasia e parave që ai ka bërë, përsëri e bën atë të ndihet shumë fajtor. Është një psikologji e pazakontë me të cilën po përballemi por gjëja më interesante është se nukë shtë e lejuar të kritikosh Soros. Unë mora shumë reagime të nxehta, siç edhe ju e vutë në dukje në titujt e gazetave, por unë nuk u dorëzova prej kësaj. Unë vazhdova të vë në pikëpyetje se çfarë influence po blinin, si po përfshiheshin me masat e fletëve të votimit, referendumet, duke mbështetur çdo lëvizje për të shkatërruar çdo shoqëri konservative të krishterë dhe unë jam cilësuar gjithmonë si anti-semitik për këtë gjë. Për të qenë i qartë, George Soros nuk ë shtë më hebre, ai është tashmë ateist. Por, ka kaq shumë para se po jepen, sa që askush nuk do ta kritikojë dhe çdo njeri që guxon ta bëjë këtë gjë sulmohet, por është e rëndësishme mendoj për çështje të transparencës q1ë t’ua shpjegojmë njerëzve këtë njeri.

– Specifikisht në SHBA dhe problemin e krimit në këtë vend, cili është qëllimi i tij kur ke një person që po financon prokurorët e distrikteve dhe po financon kauza që krijojnë krime dhe mjerim, duke financuar këta prokurorë që shikoni në ekra, dua të them, thjesht nuk e kuptoj, ku qëndron logjika pas kësaj?
Farage:
 Epo është i njëjti gabim që është bërë në 1917 në Rusi nga Lenini tek komunistët, ku ekziston kjo ide që rendi ekzistues është tepër i korruptuar, është shumë keq. Nëse ju i eliminoni plotësisht, atëherë qeniet njerëzore do të gjejnë një nivel të ri, do të gjejnë një paqe të re dhe do të ketë harmoni dhe vullnet të mirë dhe ne të gjithë do ta duam njëri-tjetrin. Dhe e dini çfarë, tingëllon tepër tunduese tek shumë të rinj, ishte tunduese 100 vite më parë dhe është për shumë të rinj në ditët e sotme. Problemi është se e keqinterpreton thelbësisht natyrën njerëzore, që është arsyeja se pse nuk funksionon asnjëherë dhe në fakt ajo që kemi mësuar është se “gardhet e mira sjellin fqinj të mirë”, kufij të mirë sjellin relata më të mira mes kombeve, dhe do të ketë gjithmonë një përqindje të shoqërisë që do të kryejë ndonjëherë krimet më të rënda dhe kjo është arsyeja se pse na duhet forca e policisë, pse na duhen burgjet, dhe këto gjëra i bëjëmë që të mbrojmë shumicën që i bindet ligjit. Dhe Soros, marksistët, komunistët e keqkuptojnë tërësisht natyrën njerëzore. Ata janë ëndërrimtarët për gjendjen njerëzore, ata janë gabim, janë të rrezikshëm, dhe ne jemi pragmatistët. Ne duam të jetojmë në demokraci, ne duam të jetojmë në paqe por ne e kuptojmë që janë disa elementë në shoqëri që ne duhet t’i kontrollojmë.

– Kjo anë mendoj se anba tjetër e shpërfill shumicën e shoqërisë. Në shumicën e politikave të tyre ata marrin në konsideratë kriminelin dhe shpërfillin viktimën, për mua kjo është një nga gjërat më të frikshme të ideologjisë së tyre, ajo çfarë besoj, e kanë fokusin tek njerëzit që kryejnë krime.
Farage:
 Ata e kanë të gjithën mbrapsht, dhe ata nuk do të mësojnë kurrë dhe ju e dini ky lloj socializmi, marksizmi, gobalizmi, largohet dhe çdo 20, 30 vite kthehet përsëri dhe mësohet në universitete, dhe mësohet në kolegje dhe shumë fëmijë tërhiqen. Ajo çfarë ne duhet të bëjmë është t’i mësojmë të vegjëlit për historinë, që është se lloji njerëzor nuko ndryshon, ka nevojë për rregulla, ka nevojë për rend, ose ndryshe nuk funksionon./syri.net

https://www.syri.net/politike/500729/ashtu-si-lenini-politikani-britanik-ngre-alarmin-ja-rreziku-qe-i-kanoset-botes-nga-george-soros/?fbclid=IwAR2JhwZlNA7WI1pa5OfIG5BVxqW8tRZmpgHh4Vt47LIRZnLuVB4Jkw9en24

Please follow and like us: