Albspirit

Media/News/Publishing

Tronditëse: Media dhe gazetarë në Shqipëri paguhen nga Rusia, Serbia, Greqia, Kina…

“Skandali me paga, a zbulon se agjentë të SHISH-it dhe gazetarë të njohur në Shqipëri paguhen nga shërbimet antishqiptare?”, këtë pyetje e pata parashtruar në dhjetor të vitit të kaluar.

Në dhjetor të vitit që shkoi, kur në Shqipëri shpërtheu skandali i pagave, përkatësisht shpërndarja e të dhënave të pagave për muajin janar 2021 për 637 138 të punësuarve, shqiptarë dhe të huaj, u zbuluan paga marramendëse të disa gazetarëve të njohur, por edhe pagesat në SHISH në Shqipëri, duke u evidentuar se kreu i SHISH-it paguhet me 480 mije euro në vit.

Atëherë nuk mund të gjeja lidhje që provojnë këtë hipotezë timen, kështu që u detyrova ta parashtroja edhe hipotezën që përgjithësisht e thoshin në Shqipëri, se ishin paga fiktive. Pjesërisht kjo e dyta ende mund të jetë e vërtetë ende. Këtë e bëjnë bizneset për të shmangur një pjesë të detyrimeve tatimore duke fryrë shpenzimet (daljet) dhe në marrëveshje me punëmarrësin, ky detyrohet t’ia kthejë një shumë të konsiderueshme, që për pronarin gjenerohet si fitim i pastër.

Situata e mediave në Shqipëri është tepër shqetësuese. Në fakt ato janë shqetësim prej vitesh, por së fundi, duket se janë vështirësuar gjërat në terren.

Një problem më vete për Shqipërinë atëherë, ishte se nga databaza pasqyrohen edhe pagat dhe shpenzimet e Shërbimit Informativ Shtetëror në Tiranë si edhe rrethe.

Por, përgjigjen për pyetjen e parashtruar nga ne, e jep për gazetarët dhe mediat në mënyrë të qartë raporti i Freedom House në Shqipëri për vitin 2021, sipas të cilit mediat atje janë të paguara nga shërbime armiqësore, por edhe nga vende fqinje, për të ushtruar ndikim si Italia.

Situata e tensioneve në media

Sipas Freedom House, viti 2021 ishte sfidues për gazetarët edhe për shkak të kërcënimeve, ngacmimeve dhe siç thuhet në raport: “kushteve të tmerrshme të punës”.

Sipas kësaj organizate në Shqipëri punojnë rreth 5,970 gazetarë me kontrata pune dhe rreth 1,760 veta pa kontrata pune.

“Këto kushte të vështira pune dhe pasiguri në punë janë strategji që përdoren në mënyrë rutinore nga pronarët e mediave për të kufizuar pavarësinë editoriale”, thuhet në raport.

“Përafërsisht tetë persona kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut mediatik në Shqipëri dhe i përdorin këto platforma për të lobuar interesat e tyre dhe për të mbajtur lidhje të ngushta me partitë politike. Ata gjithashtu mbështeten në shantazhimin ose diskreditimin e personave që flasin kundër interesave të tyre ose partive politike që ata mbështesin”, thuhet në raport.

Një tjetër shqetësim, si pasojë e këtij kontrolli është se realisht në Shqipëri nuk ekziston një treg i lirë i mediave. Ndërsa, shqetësim tjetër i madh është se këto grupe gjigande, përkatësisht ky grup kontrolli prej tetë vetash, ushtron shantazh, manipulime dhe abuzime që mbështesin parti të caktuara politike duke shkelur pavarësinë editoriale.

“Përqendrimi i tregut të Shqipërisë përbën një rrezik të lartë për pluralizmin dhe pavarësinë e medias. Kjo u shfaq qartë gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, ku shumica e transmetimeve të lajmeve përdorën pamje të redaktuara ose të regjistruara paraprakisht të ofruara nga partitë politike. OSBE-ODIHR ngriti shqetësime për praktika të tilla në raportin e tij për zgjedhjet e 2021, duke vënë në dukje se përdorimi i kasetave të regjistruara paraprakisht ose pamjeve të drejtpërdrejta nga llogaritë e mediave sociale të politikanëve mund të rezultojë në mungesë të mbulimit objektiv të garuesve, duke mjegulluar linjat midis përmbajtjes editoriale dhe reklamave politike”, thuhet në raport.

Në raportimin e tij në Komisionin e Sigurisë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, drejtori i SHISH-it, z. Helidon Bendo, e deklaron se Shqipëria ballafaqohet mjaft shumë me aktivitete të inteligjencës hibride, me influencë malinje (kancrerogjene) në institucione dhe në shoqëri.

“Veprimtaria e shteteve/shërbimeve të inteligjencës kundërshtare ka vijuar me ndërthurje në rritje të aktiviteteve të inteligjencës me ato të natyrës hibride, si aktivitete influencuese malinje, propagandë e dizinformacion, narrativa përçarëse e me ndikim në perceptimin publik. Këto shtete e shërbime jomiqësore me Shqipërinë, përdorin aktivitetet klasike dhe hibride për realizimin e synimeve të tyre. Në veprimtaritë e spiunazhit, ato përdorin një kombinim të metodave të mbyllura dhe të hapura, konvencionale (klasike) dhe jokonvencionale që përfshijnë propagandën, dezinformimin, sulmet kibernetike, grumbullimin e informacionit sensitiv nëpërmjet ndërhyrjes në rrjetet kompjuterike, për qëllime spiunazhi kibernetik, për të realizuar aktivitete/operacione influence informative dhe psikologjike”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Informativ Kombëtar për raportimin e kreut të tij me 19 prill në Kuvend.

 Skandali i vitit 2018 me pagesat nga Greqia

Në vitin 2018, ishte televizioni ‘Top Channel’, që citonte burime që deklaronin se “45 milionë euro është shuma të cilën ministri grek i Mbrojtjes, Kamenos, ia faturonte ministrit të Jashtëm të Greqisë, Niko Kotziasit, të shpenzuara nga buxheti sekret i Ministrisë së Jashtme të Greqisë”.

 Të njëjtat burime të Ministrisë së Jashtme të Greqisë kanë theksuar se “një pjesë e madhe e buxhetit sekret të saj jepet në formë grantesh e ndihmash, në media dhe organizata të ndryshme në rajon për të paguar gazetarë, portale, por edhe media e politikanë në Shqipëri dhe Maqedoni”.

Sipas atyre burimeve besohet se fonde kanë marrë politikanë shqiptarë, përfshirë edhe negociatorët e Marrëveshjes së Detit me Greqinë.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Kocias e pësoi për shkak të zbulimit të skandalit, por në Shqipëri, as SHISH-i dhe as prokuroria nuk bën asgjë, pavarësisht thirrjeve për ta hetuar rastin dhe për të ndëshkuar fajtorët.

Kjo edhe është arsyeja pse në dhjetor, por edhe tani hedhi dyshime për pasigurinë e drejtimit të SHISH-it, i cili siç pamë edhe vet e deklaron aktivitetin e shërbimeve antikombëtare në Shqipëri. Gjendja që është krijuar është drejtpërdrejt pasojë e dështimit të SHISH-it, dhe të politikës shqiptare.

Duket se dilema ime, është konfirmuar përfundimisht, dhe mbeten të zbulohen detajet se kush për cilin shërbim punonin, cili medium agjendën e cilit shtet e ndjek.

Që kur ishte zbuluar skandali i pagave të gazetarëve isha në dilemë, se mos kishin lidhje pagat e majme nga 10-15 mijë në muaj, me shërbimet që ata i kryenin për shërbimet e huaja sekrete, dhe me këtë mënyrë mbulohej-maskohej puna e tyre.

Por, gjithashtu ai skandal ka zbuluar se ka edhe drejtues të SHISH-it që marrin shuma të mëdha parash.

Ne nuk mund të themi se nëse që të gjithë këta që marrin para të majme, që për standardin e Shqipërisë janë enorme apo marramendëse, siç thekson edhe raporti i Freedom House, 80% e gazetarëve paguhen me më pak se 300 dollarë në muaj, janë agjent, ose nëse edhe janë të shërbimeve, që sipas Freedom House janë të përfshira në financimin e mediave që kontrollohen nga Serbia, Rusia, Kina, Greqia etj.

Një agjent në degën e Elbasanit, merr 54 mijë euro pagë mujore, ndërsa një gazetar si Blendi Fevziu 37 mijë euro.

Ai i Lezhës po ashtu merr 54 mijë euro në muaj, dhe një gazetar si Baton Haxhiu, por në emër të marketingut në spitalin amerikan merr, 15 mijë euro në muaj pagë!

Pagat që marrin gazetarë të njohur, edhe nga vende të tjera pune:

Andi Bejtja 1,849,028/15.408 euro

Baton Haxhiu- 1,797,317/ drejtor marketingu 14.977 euro.

Arjan Çani – 1,795,523/14.962 euro

Eni Vasili – 1,184,587/ 9.871 euro

Aleksandër Frangaj – 1,002,217/8.351 euro

Turjan Hysko – 1,002,217/ 8.351 euro

Elert Yzeiri – 586,977/ 4.891 euro

Fatos Hakorja – 550,726/ 4.589 euro

Armand Shkullaku – 522,806/4.356 euro

Robert Rakipllari – 452,225/ 3.768 euro

Gentjan Zenelaj – 456,400/ 3.803 euro

Shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar 58.074.817 lekë/ 484 mijë euro./bota sot

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1800275/tronditese-media-dhe-gazetare-ne-shqiperi-paguhen-nga-rusia-serbia-greqia-kina/?fbclid=IwAR1rGXp7UBu1Rg0YNwb6uPSD1-Fw5cqm4JSwB–IJicN-k4mUKQU9c6Moig

Please follow and like us: