Xhoi Jakaj: Prindërimi me rregulla nuk është liri e cenuar?
Prindërit duhet të kalojnë sa më shumë kohë me adoleshentët, t’i mësojnë ata me jetën sociale dhe me lojëra të ndryshme si dhe elementë të rëndësishëm për jetën e tyre dhe në mënyrë sa më cilësore.
Ata duhet t’u mësojnë se sa pozitive mund të jetë përdorimi i drejtë i rrjeteve sociale, por gjithnjë e alternuar me lojëra të moshës së tyre pa kaluar në varësi dhe pa dëmtuar jetën e fëmijëve duke filluar që nga dëmtimi i syve dhe kequshqyerja për shkak të tërheqjes që kanë ata në botën virtuale.
Prindërit duhet të jenë të përgatitur gjithmonë sepse me gjithë kontrollin e mundshëm, adoleshentët mund të fshehin disa mesazhe apo gjëra të tjera, madje mund të krijojnë më shumë profile në Facebook me emra të rremë dhe ka gjasa që prindi të mos arrijë t’i kuptojë?
Këshilla më e mirë për prindërit është të jeni vigjilentë në mënyrë të vazhdueshme.
Disa sjellje të prindërve konsiderohen të rrëzikshme sepse imituesit më të mirë janë adoleshentët
Më poshtë po sjell dhjetë rregulla të arta për të rregulluar sjelljen e adoleshentëve e nëse zbatohen si duhet sjellin dobi:
- Socializo adoleshentin në vende ku ka fëmijë tjerë jepi kohë e mundësi të dëfrehet, por me kontroll!
- Eduko adoleshentin t’i shkëmbejë idetë me të tjerët, krijo lojra të moshës së tij në famijle që të rritet i hareshëm.
- Kritikoje me masë nëse adoleshenti sillet në mënyrë agresive apo i ngacmon të tjerët, gjithnjë duhet duhet ruajtur sensi i masës.
- Mësoje adoleshentin të shprehë me fjalë atë që ndjen ndaj tjetrit.
- Imponoji respekt dhe dashuri në marrëdhëniet me bashkëmoshatarët.
- Pothuajse pjesa më e madhe e prindërve duhanpirës rrisin fëmijë me dëshira për duhanin. Shmangia e këtij elementi do të ishte gjeniale gjatë rritjes së një paraadoleshenti dhe adoleshenti.
- Shmang grindjet në mënyrë të vazhdueshme në sy të adoleshentit sepse do rrisni fëmijë të dhunshëm.
- Një prind duhet të jetë i ndërgjegjshëm që në rritjen e fëmijës së tij nuk mund të parandalojë gjithçka, por t’i përmirësojë gradualisht disa prej tyre.
- Duhet të bëhemi udhërrëfyes të mirë në rrugën e tyre, por shpesh të pranojmë edhe gabimet e dështimeve dhe zgjidhjen e këtyre situatave ta analizojmë me gjakftohtësi duke u sugjeruar atyre metoda të ndryshme që shmangin dështimet e mundshme të iniciativave të tyre.
- Nëse fëmija juaj është përballur me një rrezik apo gabim në shkollë, dëgjoni me qetësi si kanë rrjedhur ngjarjet dhe ndërmerrni masat e duhura duke shmangur konfliktin me mësuesit, pasi kjo është forma më e mirë për të pasur dialog të frytshëm dhe të shëndetshëm…
Prindërimi në kohërat e internetit, pedofilisë dhe zhvillimeve të vrullshme të dhunës në aspekte të ndryshme ndaj adoleshentëve si kategoria më pak e mbrojtur dhe më shumë e ekspozuar për shkak të brishtësisë dhe pafajësisë së moshës është një mision i vështirë, por i domosdoshëm të zhvillohet me kohë të plotë me të gjitha mënyrat edhe kur fizikisht nuk je prezent më fëmijët e t’u në adoleshencë.
Është jetike që adoleshentët t’i mbushësh kohën me sport dhe art, që të shmangesh sa të mundesh orët që merret me lojra elektonike…
Gjithashtu nëse femijët tuaj zotërojnë rrjete sociale. prindërit t’i mësojnë adoleshentëve se nuk duhet të pranojnë lloj-lloj miqësie apo shoku në profilin e tyre online dhe se ekspozimi i fotove të tepërta si dhe atyre intime nuk duhet vënë kurrsesi në dispozicion të rrjeteve sociale.
Të gjitha këto rregulla duhet të krijohen së bashku me adoleshentin në mënyrë që ai të fitojë përshtypjen se edhe ata kontribuojnë në krijimin e këtyre rregullave dhe që vet i besojnë ato që prindërit ua sugjerojnë atyre, fëmijët padyshim në këtë rast janë më të predispozuar t’i dëgjojnë prindërit e tyre nëse ata dinë t’u fitojnë besimin!
Teknologjia është kthyer në një domosdoshmëri, po aq edhe kontrolli juaj ndaj atyre që përzgjedh djali apo vajza në adoleshencë!