Bledar Koçi: FRYN KJO ERË
Fryn kjo erë me këtë mbrëmje
Nata hesht si zogth i vrarë,
Ndoshta ti më ke në mendje
Ndoshta jo, e s’ke më mall.
Unë e ti dy shkretëtira
Ëndrra dhembur mbi kaktusë,
Ç’erë e çmendur po sjell shira
Bashkë me ty një nate – pus.
Ndoshta ti më mban në zemër
Vetes ndoshta ti më fsheh,
Lind një yll një bote tjetër
Këtu, tjetër vdes për ne.
Fryn e fryn në pambarim
Tejembanë kjo erë e marrë..
Kur më mbytesh gjoksit tim
Nata hesht si zogth i vrarë.
Please follow and like us: