Albspirit

Media/News/Publishing

Atifete Jahjaga: Pusho e qetë në paqe mikja ime!  

Me ftesë të Familjes Albright sot në Washington DC në mesin e shumë liderëve nga mbarë bota, i dhamë lamtumirën e fundit Sekretares së Shtetit të ShBA, një mikeje të përjetshme të Kosovës, Madeleine K. Albright.
Karakteri i saj luftarak dhe angazhimi për liri, demokraci dhe të drejtat e njeriut e bënë atë lidere të madhe, ndërsa shpirti i saj fisnik e human e bëri edhe njeri të madh.
Ndihem krenare që në Katedralen e Washingtonit, aty ku po mbahet ceremonia, u përmendën busti dhe vizita e Sekretares në vitin 2019 në Kosovë, të cilat u realizuan me inciativën time për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, e dëshmuan këtë lidhje mes popullit të Kosovës dhe Sekretares Albright. E nderuam siç e meritonte.
E nderuam siç e meritonte, sepse Kosova dhe populli i saj do të jenë përjetësisht falenderues për rolin e saj.
Është nderi më i madh i imi që pata fatin ta kem edhe mike shumë të dashur, e të shërbej si Presidente e Kosovës (2011-2016) duke e pasur atë si një nga përkrahëset e inspirimin tim më të madh për t’i shërbyer Kosovës, vend i cili do të mbetet ndër trashëgimitë e saja më të vlefshme.
Pusho e qetë në paqe mikja ime! 🕊️
Please follow and like us: