Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti takojnë sekretarin Antony Blinken
N. Mekolli /RTKlive.com
Me ftesë të familjes Albright, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti kanë udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në varrimin e mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.
Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, para pak çastesh u takuan me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Zyra e Presidencës së Kosovës, ka paralajmëruar më herët se gjatë qëndrimit në Washington presidentja do të realizojë edhe takime të tjera.
Ceremonia mortore për Albright, po mbahet sot (e mërkurë) në Katedralen Kombëtare në Washington. Pjesëmarrja është vetëm me ftesa. Kjo ceremoni po transmetohet drejtëpërdrejtë edhe në RTK 3.