Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Adoleshencë me dallgë, prindër në krizë

Adoleshencë me dallgë, prindër në krizë.
Në bashkëbisedim me prindër të ndryshëm, gjatë punës për librin tim “Adoleshenca në filtrin e dashurisë’’ jo pak prindër më kanë rrëfyer me lot në sy që problemet më fëmijën tim në adoleshencë kanë shkaktuar tërmet të madh në çift, e nësë këtë periudhë nuk do jeni të bashkuar do humbni njëri-tjetrin dhe kontrollin ndaj fëmijës tuaj ka qënë përgjigjia ime.
Sa herë prindërit do dëgjojnë shprehje të tilla nga fëmija në adoleshencë “Ti babi nuk kupton asgjë’’ nga kërkesat e mia, ndërsa mami është më e kuptueshme me mua, ose babi është më i zoti se ti mami, se ai e kupton mirë moshën time, ndërsa ti aspak.
Janë shprehje që do ju shoqërojnë vazhdimisht në kapërcimin e adoleshencës, por duhet përdorur diplomaci në marrëdhënien tuaj në çift, të ndani përgjegjësitë, të përdorni tolerancën ndaj njeri-tjetrit, por jo ndaj gabimevë të fëmijës në adoleshencë,
Duhet të alternoni vëmendjen e kujdesin ndaj tyre, pasi në adoleshencë shpesh fëmijës prindi i duket armiku më i këq dhe një e keqe e domosdoshme qëndrimi me të në një shrëpi dhe familja në tërësi hyn në krizë që jo pak herë përfshin marrëdhënien prind-fëmijë dhe marrëdhënien burrë -grua aq sa kundërshtitë për plotësimin e kërkesave të fëmijëve në adoleshence agravojnë në grindje të përhershme.
Adoleshenca e fëmijës ndodh ndonjëherë të vijë si uragan, rrebesh, apo stuhi në disa raste britma për plotësim kërkesash, lot dhe kërcënime që unë do ik nga shtëpia apo dhe deri aty sa kërcënojnë me jetën e tyre si e si të fitojnë terren para prindërve të lodhur nga kjo gjëndje që krijohet në mënyrë të përsëritur.
Fëmija kur hyn në adoleshencë përballet me një realitet krejt tjetër, nevojën e tij për besnikëri, idealin që ai ushqen, dëshirën për të kundërshtuar dhe rregulluar çdo gjë që nuk i pëlqen, shpesh ata duan t’i grisin maskën e hipokrizisë më rë rriturve, nevojën për të vënë para përgjegjesisë prindërit nëse në jetët e tyre nuk shkojnë gjërat vaj,
E të gjithë këto elementë janë barrë e shtuar te prindërit ku mund të ndodh që ata të ndikohen së tepërmi e të humbin durimin përballë këtij fakti, të ashpërsohet komunikimi dhe për pasojë të mos jetë fare e lehtë tashmë mardhënia në çift, por edhe nëse situata ështe e tillë dhe e acaruar në pikën maksimale, është e pajustifikueshme nësë ju do lini pas dore kujdesin ndaj fëmijëve në adoleshencë,
Edhe nëse jeni në prag të një divorci të pashmangshëm përsëri prioriteti duhet të jetë adoleshenti, ndryshe ai mund të ndjekë rrugë të gabuar te tmerrshme madhe dhe për inatin tuaj, e që ta riktheni në gjendjen e mëparshme do ketë kosto të paimagjinueshme,
Mbase shumë prindër do gjejnë veten brenda këtij shkrimi.
Po cilat janë disa gjëra të vlefshme për marrdhënien tuaj kur fëmijët janë në adoleshencë dhe krizat e tyre shkaktojnë mosmarrëveshje në çift?
1. Në fundjavë së bashku pa fëmijët, ata mund t’i lini te gjyshërit.
2. Mbrëmjeve të së shtunës nëse ai/ajo del me shoqërinë dhe ju do prisni zgjuar për ta shoqëruar se ka akoma nevojën tuaj, konsumoni një gotë verë së bashku dhe flisni gjatë me njëri-tjetrin.
3. Mundohuni të gjeni emërues të përbashkët dhe të mos fajësoni njëri-tjetrin nëse fëmija juaj në adoleshencë ka rënie në mësime, mungesë dëshire për veprimtari të ndryshme, apo dhe mungesë oreksi, e fjalë fyese jashtë fjalorit të së zakonshmes.
4. Kthehuni në kohë e kujtoni gjëra të bukura që bënit me njeri-tjetrin kur fëmija juaj ishte i vogel se me siguri do qeshni dhe do harroni problemet e momentit që po ju shkakton fëmija juaj në adoleshencë.
5. Mos lejoni në asnjë mënyrë që problemet e krizat e fëmijës në adoleshencë t’i transferoni në probleme mes jush.
6- Përsëritini njëri-tjetrit që problemi i fëmijës është nje gjë që patjetër do kalojë.
7. Bëhuni unikë në çdo vendim që merrni për të ndërtuar një mardhënie të re me fëmijën në adoleshencë.
8. Arratisuni nga shtëpia duke ia besuar për një fundjavë një familjari fëmijën që ai ta ndjejë nevojën tuaj.
9. Përqafohuni në sy të fëmijës tuaj nësë keni kaluar një grindje apo ngritje zëri për shkakun e atij/asaj.
10. Kapuni fort pas njëri-tjetrit nësë fëmija juaj në adoleshencë po kalon periudhë të vështirë që të shpëtoni atë dhë familjen e të dilni me suukses nga trauma që gjithkujt mund t’i ndodhin një ditë në familje nësë fëmija kalon adoleshencë të vështirë.
Pesë këshilla modeste të cilat duhet t’i mbani në mendje dhe t’i rikujtoni sa më shpesh gjatë rritjes së fëmijës tuaj!
1. Komunikoni, ndani mendime, shpenzoni kohë me njëri-tjetrin, telefononi shpesh dhe pyet partnerin/partneren nëse ndjehet mirë.
2. Evitoni heshtjen dhe shtirjen sikur gjithçka shkon mirë se kjo ju dëmton dhe më teper
3. Ndaj një debati mos e hidhni asnjëherë fajin në sy të fëmijës në adoleshencë partnerit ose partnerees aq më pak nëse sebepi i zënies është vetë fëmija në adoleshencë.
4. Në qoftë se jeni në krizë apo të lodhur nga ngjarjet familjare mos u fshihni nga frika e gjykimit dhe turpit nga të tjerët sepse gjithnjë do dalë dikush të ju këshillojë për mirë apo të ju kuptojë e mbeshtesë.
5. Po që se vërtet marëdhënia juaj ka probleme të thella, atëhere drejtohuni patjetër tek një terapist familjar, psikolog ose këshillues profesionist që të dilni nga gjendja e krijuar pa dhimbje trauma apo një divorc i mundshëm, pasi streha familjare kur problemet janë të mëdha sërish bëhet shëruesi më i mirë i shpirtit dhe trurit tuaj.
Please follow and like us: