Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael ndjek fjalimin e Presidentit Zelenski drejtuar parlamentit izraelit

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj ishte i prasnishëm së bashku me ambasadorët e tjerë dhe me kryetarin e bashkisë së Tel Avivit Ron Hulday në sheshin HaBima, në shenjë solidariteti, duke dëgjuar fjalimin e Presidentit Zelensky në Knesset për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy po iu drejtohet ligjvënësve izraelitë përmes Zoom. Fjalimi transmetohet gjithashtu në sheshin Habima në Tel Aviv. Qindra njerëz u mblodhën gjithashtu në sheshin HaBima në Tel Aviv për të parë transmetimin e drejtpërdrejtë.

“Po përdorin terminologjinë e partisë naziste. Kjo është një tragjedi. Kur donin të shkatërronin Evropën dhe ta dorëzonin, nuk donin të linin asnjë prej jush. Dhe tani ne. Ata e quajtën zgjidhjen përfundimtare të çështja hebraike”, tha Zelenskyy.

Please follow and like us: