Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtoresha e AJC- Komiteti Amerikano-Hebre -takim virtual me Ambasadorët e Ballkanit në Izrael!

Drejtoresha Avital Leibovich e AJC/American Jewish Committee/Jerusalem, zhvilloi sot në formatin virtual, një prezantim mbi situatën e tensionuar në Izrael, si pasojë e sulmeve terroriste të ditëve të fundit. Në takim morën pjesë përvec Ambasadorëve të Ballkanit, edhe Ambasadorja kroate dhe bullgare, përfshirë ambasadorin e Shqipërisë, Bardhyl Canaj. “Prezantimi u mbajt nga Drejtoresha e AJC/Jerusalem Avital Leibovich. Sulmet e ditëve të fundit, në Beersheva, Hadera dhe në rrethinat e Tel Avit, në total shkaktuan 11 viktima civilësh izraelitë dhe dhjetëra të plagosur, dhe janë dënuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e RSH dhe nga faktori ndërkombëtar, SHBA, BE dhe më gjerë”, shkruan ambasada shqiptare në Izrael.

Please follow and like us: