Albspirit

Media/News/Publishing

Izraeli dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin

Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraeli, kanë filluar bashkëpunimet mes dy vendeve në shumë fusha. Edhe mes dy kuvendeve ka filluar bashkëpunimi.

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka njoftuar se Ali Salalha, është emëruar kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Kosovë.

“Me kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Kosovë, z. Ali Salalha, të cilin e urova për emërimin në këtë detyrë. Biseduam për thellimin e marrëdhënieve mes shteteve tona përmes bashkëpunimit ndër parlamentar”, ka shkruar në “Facebook”, ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit më 1 shkurt 2021. Kosova është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem./izraeli sot

Please follow and like us: