I veshur me antiplumb, Talat Xhaferri viziton Kievin
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, ka vizituar këtë të mërkurë Kievin. Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase, që shkruajnë se Xhaferri është shfaqur i shoqëruar nga stafi i tij dhe i veshur me antiplumb.
Vetë Xhaferri tha se vizita në Kiev është bërë me ftesë të homologut ukrainas Rusllan Stefançuk.
“Sot, me ftesë të homologut tim Stefançuk jam në vizitë në Kiev. I vizitova Irpinin dhe Hostomelin. Lufta mban aromë tjetër në vendngjarje ndryshe nga ajo në fotografi. Qetësia është ndryshe në zonat luftarake”, shkruan ai./tvklan.al
Please follow and like us: