Arkitekt Enea STAVRE: Sot të ndërtosh kushton më shtrenjtë
Kriza e pandemisë dhe së fundmi kriza e luftës Rusi -Ukrahinë u reflektua dhe në industrinë e ndërtimit. Gjatë vitit 2020, e gjithë bota pati probleme në zinxhirin e furnizimit me materiale ndërtimi duke sjell mungesë në treg dhe rritje çmimesh. Kjo situatë në fillim të vitit 2022 u rëndua akoma më tepër për shkak të luftës dhe rritjes së nivelit të kërkesës në të gjithë botën për inputet e ndërtimit.
Situatë më e brishtë paraqitet në Shqipëri për shkak të varësisë që ka vendi ynë nga importi i lëndës së parë. Shqipëria në këtë perjudhë po njeh një rritje të madhe të sektorit të ndërtimit, por megjithatë shkak i kësaj rritje mbeten edhe dëmtimet që solli tërmeti i vitit 2019.
E njëjta situatë paraqitet dhe në Europë, sipas Federatës Evropiane të Industrisë së Ndërtimit (FIEC) në vitin 2021 çmimet e materialeve të ndërtimit kanë pësuar rritje nga 10 % deri 20%, por viti 2022 i dyfishojë këto çmime. Gjatë pandemisë Shqipëria njohu rritje të çmimeve të materialeve të ndertimit, referuar Instat (2021) Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e parë 2021 arriti 100,9, duke shënuar rritje me 0,6 %, në krahasim me tremujorin e parë 2020.
Viti 2022 shënoj rritje të ketyre çmimeve mbi 50%, duke rritur koston e ndertimit dhe si pasojë dhe çmimet në tregun e ndërtimit.
Megjithatë, rritja e kostos së ndertimit nuk ka trembur ndërtuesit për të investuar në sektorin e ndertimit por përkundrazi, shqetësimi i tyre i vetëm është mungesa e fuqisë punëtore.
Mungesa e fuqisë punetorë nuk vjen nga niveli i pagave pasi pagat e punëtorëve të ndërtimit kohët e fundit kanë pësuar rritje, por kjo vjen si pasojë e:
- Emigrimit të fuqisë punëtore drejt vendeve të BE-së;
- Rritjes së kërkesës për punë në këtë sektor.