Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: EDHE SIVJET 

 

Edhe sivjet lulet çelen

çelen

sivjet në kopsht

me kaltërinë e qiellit mbi fushë.

 

Edhe ato kanë pak dhimbje

dhimbje

kanë ato

si unë për ty, nënushë .

E malli vjen papritur

s’më lë të qetë

ai mall

kapërdij lotët re me shi.

Dora jote e ngrohtë

ende

faqet m’i ledhaton

ajo dorë

derisa një ditë

ah, ajo ditë kur të vijë

të nisem kah ti.

Please follow and like us: