Bledar Koçi: E GJELBËR…

Arrabullën e mbyti pranvera, më thanë.
S’e di në më ruajti dy kërcej hollacakë t’i bëj pilipizgë e të zgjoj fëmijërinë fjetur afshit të njomë.
Dikur nëpër mëngjese thërrisnim diejt me to,
hipur mbi një lis kryeneç që hidhej drejt qiellit…
E mbyti pranvera Arrabullën.
Firomën e fundit ia treti të gjelbrës së saj.
Të gjelbër zogjtë borakë, atje së tejmi…
E gjelbër dhe një fúgë që shkiste dhe humbte magjishëm.
Të gjelbër gurët… Të gjelbra dhe puthjet e mallit mbi ta.
E mbyti Arrabullën pranvera.
S’e di në më ruajti dy kërcej hollacakë t’i bëj pilipizgë.
Të zgjoj këngën e diellit…
Please follow and like us: