Avdush Canaj: TRIDHJETË VJET S’IU THA LOTI
Tridhjetë vjet nënës i qau shpirti
për djalin e vrarë, vëllain tim
Tridhjetë vjet iu dogj zemra
ju bë shkrumb, të mirës
Mallkoi vrasësit ditë e natë
me shaminë prej bore
drejtuar duart lart kah Zoti
Tridhjet vjet s’iu tha loti
Kur nuk mundi të duroj më
në prillin e harlisur
u nis kah qielli
ta takonte djalin e madh, Alushin
vëllain tim, bilbilin agimtar
që e priste te kopshti i parajsës
Dhe më s’u kthye.
Please follow and like us: