Mes faqeve të librave të shkrimtarit Rifat Ismaili
DAVË BEGU
I dua dhe i lexoj me kënaqësi poetet dhe shkrimtarët e mirëfilltë.
Nëpërmjet shkrimeve brilante që sjellin në optikën tonë, arrijmë t’jua njohim shpirtin dhe botën e brendshme që përcjellin në artin e shkruar!
Një ndër të preferuarit e mi është dhe poeti, shkrimtari, eseisti Rifat Ismaili, nga i cili pata fatin të shfletoj dhe te lexoj dy nga librat e tij më të fundit.
Librin me ese “Laboratori i fshehtë krijues” dhe librin me tregime për fëmijë “Ëndrra e kalorësit”.
Nuk i rezistova kënaqêsisë për të shkruar pak fjalë të merituara për të.
Fuqia e poetit që shpreh autoritetin e brendshem, filozofinë dhe imagjinatën duke qenë gjithnjë vetvetja.
Veprat letrare të një autori i cili di t’i shkruajë ato me mjeshtëri dhe profesionalizëm, vijnë plot filozofi dhe estetikë brenda tyre, me seriozitet dhe ndjeshmëri shpirtërore, që na tërheqin dhe na mbajnë të lidhur njësh me ta.
Shkrime domethënese, shumë intersante që të lënë mbresa dhe shije të ëmbël. Një poet i gjallë që nuk gabon në instiktin e tij.
Në gjininë letrare vjen duke u pasqyruar në mes shumë zhanerve: prozë, poezi, ese e studime… Te inspiron dhe emocionon njëkohësisht, qoftë në poezi prozë, ese, tregime e përralla për fëmijë.
Krijimtaria e autorit vjen e shkruar dhe e ndërthurur mjaft bukur në stilin dhe llojin poetik-letrar dhe ka shumë cilësi estetike. Në librat e tij vërehet struktura mjaft e ngjeshur dhe e përkryer.
Duke lexuar esetë i pashë me një këndvështrim shumë të ngrohtë që të japin impaktin e një mësimdhënie ,ku shkruan plot bukuri dhe imagjinatë të jashtëzakonshme.
Ne tërësi shkrimet e tij vijnë me një frymë poetike shumë të ndjeshme, shkruan për shumë situata reale dhe aktuale të se shkuarës dhe të së tashmes, gjë e cila e bën lexuesin më tërheqës ndaj krijimeve plot vlera.
Një figurë prej poeti që transmeton paqe dhe mirësi, shembull dhe model ndër breza.
Shumë serioz në punën e tij të krijimtarisë letrare, objektiv dhe natyrë pozitive, ku qëndron vetvetja brenda të gjitha kornizave.
Autori shprehet me një gjuhë të fuqishme artistike e me mendime të thella. Vjen me ese të ndërtuara me tema te ndryshme, të detajuara me hollësi dhe me ide të qarta. Mënyra si ai shkruan me shumë delikatesë dhe shtjellim perfekt, të krijon në mendje një ndjesi analizimi, duke u përpjekur për objektivitet para shkrimeve të tij dhe te botës së madhe te mendjes e shpirtit që ka.
Mjafton ta lexojmë edhe nëse nuk arrijmë ta analizojmë. Ne gjejmë veten në shkrimet e tij dhe na bën të dashurohemi pas artit dhe fjalës së bukur. Një karakteristikë e veçantë e autorit është thjeshtësia që ka dhe kjo e bën të ketë virtyte të larta njerezore. Në shkrimet e tij e thotë qarte dhe e thekson që nuk ka pretendime .
Në shpirtin e tij nuk ka vënd për ego të sëmurë. Çiltërsia dhe transparenca e bëjnë akoma dhe më të vlerësuar atë. Në të gjitha shkrimet autori vjen me mesazhe këshilluese, ndërgjegjësuese, inspiruese dhe inkurajuese.
Duke kultivuar dashurinë për artin e shkruar, nuk e përdor kurrë në forma përfitimi për emer apo për famë. Nuk kërkon të jetë në qendër të vëmendjes e as të lëvdatave.
Nuk kërkon kurrë të shesë muzën dhe shpirtin e tij. Qendron larg egos së tepruar duke e parë dhe konceptuar artin si një peisazh bukurie dhe që nuk do apel apo kushtëzime nga askush siç e thotë vetë autori!
Kuptohet qartë mendja e një artisti me qëllime te pastra, me shpirt të bukur, pa pretenduar për te lartësuar në piedestal emrin e tij. Karakter i veçantë që ndan me lexuesin e thjeshtë dhe jo vetëm, duke dhuruar art të bukur dhe frymëzim-shpirtëror-poetik.
Nuk ia lejon vetes të vendos mure ndarëse mes individëve të ndryshëm, nuk di të bëjë dallime e as të kritikojë vend e pavend. Shumë paqësor dhe i gjithanshëm, shpirt human me ndjenja me dashuri universale. Poet i stërvitur me mjaft sfida dhe fuqi krijuese.
Nuk lodhet së shkruari, është shumë i bindur dhe i lindur për të bërë art të bukur.
Imagjinata e tij përdoret mjaft bukur në shkrime për të rritur dhe fëmijë.
Në librin me ese të gjitha temat mu duken shumë interesante dhe më erdhën si leksione në një orë mësimi gjuhë-letërsie dhe më përfytyrohej si një profesor tek i jep mësim nxënësve te tij dhe nxënësit jemi ne lexuesit e apasionuar që e lexojmë me kërshëri. Ku ne i përkushtohemi leximit dhe plotësojmë horizontin mendor nëpërmjet shkrimeve ekstra të poetit, i cili i shtjellon dhe përshkruan sipas stilit dhe mençurisë së vet. Në këto ese autori e koncepton dhe e trajton hollë edhe (kontributin e poetit), ky është nje nga titujt e eseve e tij . Ku brenda shkrimit argumenton përsosmërisht me mjetin e gjuhës së mendjes. Në një tjeter ese (Libri që rikrijon kohën), më la të nënkuptoj që veprat e artit që lihen pas, rikujtojnë kohën nëse ata ruhen me kujdes. Autori rrëfehet në shkrim ku shërben si një mesazh dhe pikë referimi për ta mbajtur gjallë artin e të shkruarit në të gjitha etapat kohore!
Gjithashtu një kënaqësi më vete të japin tregimet dhe përrallat për fëmijë.
Sa herë që e shfletoj librin nuk i anashkaloj dot pa i lexuar me një frymë se vërtetë janë mahnitëse!
Kur preka librin me tregime për fëmijë “Ëndrra e kalorësit” m’u duk sikur u riktheva fëmijë, aq ndjeshëm dhe ëmbël futet në botën e tyre autori. Të krijon vërtetë ndjesinë e një fëmije kur gjendesh në botën e tyre të pa djallëzuar, në ato dashuri engjëllore, në pafajsinë e kësaj bote dhe krijesat më të bukura që zoti i ka falë.
Na sjell në kujtime fëmijërinë tonë, nostalgjinë e kohës dhe për një çast fluturojmë në hapësira qiellore edhe ne të rriturit me ëndrra të vegjëlish.
Sa bukur që vjen fantazia dhe imagjinata, të lë për të kuptuar që ka një raport mjaft të ngushtë me zemrat dhe shpirtat e bukur të diamantëve të vegjël.
Dhe nëse ne prindërit kemi harruar t’ua ushqjejmë fëmijëve dashurinë për artin dhe të bukurën, është poeti brilant Rifat Ismaili që na bën të reflektojmë e të kthejmë vëmendjen tek ta e t’iu ndjellim një frymë të ngrohtë për librin që sytë xixëllues plot ëmbëlsi dhe duart e njoma vocërrake të prekin atë dhe të qëndrojnë pak larg teknologjisë së internetit që po e dëmton të ardhmen e vendit!
Me shumë respekt dhe mirënjohje e përgëzoj dhe e uroj të ketë suksese të arrira në krijimtarinë e tij plot sharm.
Poeti dhe shkrimtari që përçon vlera njerëzore dhe artistike dhe që fle e zgjohet me mendimin, imagjinatën e filozofinë e artit të shkruar!
23. 3. 2022.
Please follow and like us: