Albspirit

Media/News/Publishing

Anët e panjohura të letërsisë së Tolstoit, edhe me 13 fëmijë

Sa herë që mendoni mbi veprat e mëdha të letërsisë ruse, ka shumë mundësi që mendja t’iushkojë menjëherë tek shkrimtari Leon Tolstoi. Romanet e tij Lufta dhe Paqja dhe Ana Karenina” i mahnitën lexuesit kur u botuan për herë të parë, dhe më shumë se një shekull më vonë, konsiderohen endsi ndëveprat më të mira letrare të shkruara ndonjëherë. Por shitjet e librave janë vetëm një pjesë e historisëJçfarë duhet të dini më shumë për jetën dhe karrierën e Leon Tolstoit.

Nuk e donte romanin “Lufta dhe Paqja

Shkrimi i kësaj vepre voluminoze, ishte një proces raskapitës për Tolstoin. Ai rishikovazhdimisht veprën dhe vetëm për pjesën e parë realizoi 15 drafte dhe shpenzoi gati 1 vit për ta shkruar siç duhetPor në fund, u shpërblye gjithë puna e tij e palodhur. Lufta dhe Paqja është padyshim vepra e tij më e famshme, dhe një nga romanet më të famshëm që është shkruar ndonjëherë. Por pavarësisht se shpenzoi kaq shumë kohë me të (ose ndoshta për shkak të këtij fakti), Tolstoi u bë përçmues ndaj romanitNë një letër drejtuar një miku të tij, ai shprehej se historia ishte e zmadhuar më shumë seçduhej. Ndërkohë në ditarin e tij, shkroi:Njerëzit më duan për vogëlsirat që kam shkruar  si Lufta dhe Paqja e kështu me radhë  të cilat ata mendojnë se janë kaq shumë të rëndësishme.

Romani “Ana Karenina”, u frymëzua nga një ngjarje reale

Ngjarjet e Ana Kareninës mund të jenë bazuar tek një dramë e jetës reale, që preku mikun dhe njëherazi fqinjin e Leo Tolstoit, Aleksandër Nikolajeviç Bibikov, që kishte një lidhje romantike me një grua të quajtur Ana Stepanovna Pirogova. Por Bibikov filloi që ta linte atë pas dore, në favor të dados gjermane të fëmijëve të tij. E pushtuar nga xhelozia, Stepanovna iku në fshat, ku end e pikëlluar për disa ditë, përpara se t’i dilte para një treni duke vrarë veten. Tolstoi ishte dëshmitar në autopsinë e saj, dhe ajo ngjarje e preku aq sa një vit më vonë, vendosi ta kthejë atë në një roman.

Bashkëshortja e tij, Sofia, ishte një aset i paçmuar për karrierën e tij

Shumë artistë të mëdhenj, kanë përfituar nga puna e padukshme e partnerëve të tyre. Por mbështetja që mori Leon Tolstoi nga gruaja e tij, ishte më se e dukshme. Sofia ulej përkrah tijgjatë kohës që ai shkruante, dhe i jepte shpesh sugjerime, apo ia redaktonte tekstinIshte ajo që rishkroi të gjitha draftet e tij, në mënyrë që ai të kishte një dorëshkrim të lexueshëm kur tudërgonte botuesve, gjë që duhet të ketë qenë mjaft sfiduese duke pasur parasysh numrin e lartë të faqeve të dorëshkrimeve të Tolstoit. Nga ana e biznesit, Sofia ishte ajo që e nxiti atë të botonte Lufta dhe Paqja” si një roman të plotë, në vend të tregimeve nëseri.

Leon Tolstoi dhe Sofia patë13 fëmijë

Me gruan e tij, Sofia, Leon Tolstoi pati 13 fëmijë, 8 nga të cilëmbijetuan deri në moshë madhore. Disa ndoqën shembullin e babait të tyre duke u bërë shkrimtarë, përfshirë IliaTolstoi dhe Lev TolstoiSot janë gjallë qindra nga pasardhësit e tij të drejtpërdrejtë, ndërsa 2 herë në vit ata organizojnë mbledhjet familjare të Tolstoit në vilën e tij (sot një muze) në Jasnaja Poliana, Rusi.

Është një nga shkrimtarët më të shitur të të gjitha kohërave

Është e vështirë të thuhet një shifëe saktë e kopjeve të shitura të librave të botuar para shekullit XX-të. Por është e sigurt të thuhet se librat e Tolstoit janë bestseller të përhershëm. Vetëm në vitin 2004, Ana Karenina” rifitoi interesin e lexuesit falë njëpromovimi nga Klubi i Librit të moderatores së njohur amerikane Opra Uinfridhe botuesi e rriti atë vit tirazhin nga 20.000 në 800.000 kopje. Romani “Lufta dhe Paqja, shiti kopje të mjaftueshme për tpërfshirë në listën e 50 librave më të mirëve të shitur ndonjëherë në Britaninë e Madhe. Sipas disa vlerësimeve, deri më sot janë shitur më shumë se 400 milionë kopje të veprave të Tolstoit.

Nuk fitoi kurrë Çmimin Nobel

Kur Çmimi Nobel për Letërsi nisi të jepej për erë të parë në vitin 1901, shumë njerëz supozuan se fituesi do të ishte Leon Tolstoi. Në atë që cilësohet ende si një nga mospërfilljet më të mëdha në historinë e këtij çmimit, Nobeli iu dha atë vit poetit francez Salli PrydomDyzet e dy shkrimtarë dhe artistë suedezë i shkruan Tolstoit për t’i shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të komitetit të NobelitPor shkrimtari rus iu përgjigj:“lumturova kur mësova që nuk m’u dha Çmimi Nobel. Më privoi nga problemi i madh se si do tshpenzoja paratë”. Ai u nominua si kandidat deri në vitin 1906.

Thënie të paharrueshme të Leon Tolstoit:

  1.  rast se nuk do të kishte mjete të jashtme për zbehje e ndërgjegjes së tyre, gjysma e njerëzve do të vrisnin veten menjëherëpasi të jetosh në kundërshtim me arsyen është një gjendje shumë e patolerueshme dhe të gjithë njerëzit e kohës sonë ndodhen në një gjendje të tillë.
  2. Besimi është domethënia e kësaj jete, ai kuptim me anë të të cilit njeriu nuk e shkatërron veten, por vazhdon të jetojë. Është forca përmes së cilës jetojmë
  3. Ndryshimet në jetën tonë, duhet të vijnë nga pamundësia për të jetuar ndryshe, dhe jo sipas kërkesave të ndërgjegjes sonë, dhe as nga vendosmëria jonë mendore për të provuar një formë të re të jetës
  4. Gjatë gjithë historisë nuk ka pasur asnjë luftë që nuk është nxitur nga qeveritë, në mënyrë të pavarur nga interesat e njerëzve, për të cilët lufta është gjithmonë e dëmshme edhe kur është e suksesshme.
Please follow and like us: