Albspirit

Media/News/Publishing

Gjermani Jugore, themelohet dega e Federatës Eropiane të Mjekëve

U arrit me sukses Themelimi i degës së Federata Europiane të Mjekëve AMFE-Gjermani Jugore me Seli Stuttgart më datë 30 Prill 2022.
Në kuadër të solidarizimit me “Muajin e Autizmit tek fëmijët” dhe misionit humanist të mobilizimit të mjekëve, Federata Mjekët Shqiptarë Europë më 30 Prill 2022 organizoi Konferencën e XII-të Shkencore të akredituar (8 Kredite) ku u themelua dega e federatës për Gjermaninë Jugore së cilës do i prijë Dr. Genc Kelmendi.
Kryesia e zgjedhur janë:
1-Dr. Genc Kelmendi, Reanimator/Anestezist-Kryetar
2-Dr. Fadil Brovina, Onkolog- Nënkryetar
3- Dr. Fadil Avdiu, Internist- Nënkryetar
4- Dr. Niq Krasniqi – Sekretar i përgjithshëm
5- Dr. Arsim Matoshi– Kirurg vaskular- Financa
6-Dr. Qendrim Pllana- Ortoped/Mjek familje
7- Dr. Mehmet Gjihollaj-Mjek familje
Në Bordin Kontrollues u zgjodhën:
Rexhai Bahtijari-Psikiater, Anton Gojanaj-Pediater, Dr.Mehmet Hyseni-Internist, Dr. Bekim Balidemaj-Internist, Dr. Sami Tahiraj-Ortoped:
Në Themelimin e Degës së Federatë-Stuttgart morën pjesë dhe shprehen mbështetjen e tyre përfaqësuesit zyrtarë të konsullatave shqiptare: Shkëlqësia e tij Z. Arten Hanku – Konsull i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Mynih-Gjermani, Shkelqësia e saj Znj. Lumturie Lipoveci – Konsulle e Republikës së Kosovës në Stuttgart dhe Z. Afrim Nura-Konsull i Republikës së Kosovës në Mynih të cilët përgëzuan Kryesinë e sapozgjedhur të degës së Federatës-Stuttgart duke uruar një fillim të mbarë të punës së tyre humanitare dhe me rëndësi për vendet amtare.
AMFE: “We make Medicine”
Please follow and like us: