“Hitleri kishte gjak hebre”, Izraeli reagon pas deklaratës së Lavrov: Gabim historik i tmerrshëm
Izraeli e ka konsideruar si të pafalshme deklaratën e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov teksa tha se lideri nazist Adolf Hitler kishte gjak hebre.
Ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid e quan një gabim historik të tmerrshëm dhe skandaloz deklaratën e Lavrov.
“Pra, çfarë nëse Zelenskyy është hebre? Fakti nuk i mohon elementët nazistë në Ukrainë. Unë besoj se Hitleri gjithashtu kishte gjak hebre,” ka thënë Lavrov.
Ministri i Jashtëm izraelit shprehet se Lavrov ka shtrembëruar historinë dhe ka fyer viktimat e nazizmit. Po ashtu, ai ndalet dhe te thirrja e Lavrov se ukrainasit dhe Zelensky janë nazistë. Ministri Lapid shprehet se këto deklarata duhen dënuar.
“Hebrenjtë nuk e vranë veten në Holokaust. Niveli më i ulët i racizmit kundër hebrenjve është të fajësosh vetë hebrenjtë për antisemitizëm. Absurde, delirante, të rrezikshme dhe të merituara për denim. Lavrov po propagandon përmbysjen e Holokaustit – duke i kthyer viktimat në kriminelë mbi bazën e promovimit të një pretendimi krejtësisht të pabazë se Hitleri ishte me origjinë hebreje. Po aq serioz është thirrja e ukrainasve në përgjithësi, dhe presidenti (Volodymyr) Zelenskyy në veçanti, nazist. Kjo, ndër të tjera, është një shtrembërim i plotë i historisë dhe një fyerje për viktimat e nazizmit ”, thuhet në një deklaratë, raporton Skynews.