Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Engjëll apo djall?!

Unë jam punëtor
jam i ndershëm
jam i drejtë.
-A e takon Zotin ?

Unë jam imoral
drogaxhi,
hajdut
gënjeshtar.
-A e takon Zotin?

– Po, po e takoj
më thotë do të shpërblej – reagon i pari.
-Edhe mua kështu më thotë
Thuaj amin, ta fal mëkatin, vazhdon i dyti.

– Si e takuat? Si ishte
Dua të bëj dashuri me të
ta çmend vetëm për një natë.

E pse? – thanë ata
– Ju të çmëndur jetoni çdo ditë -u them,

ma tregoni ku është, si është?!
– Eeeeeee… na e merr për fare – reagojnë ata –
je djall!
– Ku do mbetem unë?- dyshon i pari,
të paktën Zoti ma sheh shpirtin e bukur.
– Ku do mbetem unë?- dyshon i dyti,
Zoti më sheh shpirtin rebel e ma fal.
– Pra nuk e keni takuar? – u them
Si ju sheh, pse nuk më sheh dhe mua?
-Të sheh, të sheh, por ti je asgjë
derisa merresh me të.

– A jam djalli pra?
– Edhe po! Derisa pengon lutjen tonë
– Kush tha të luteni?!
– Zoti!
– Pra e keni dëgjuar?
– Eeeeeee mos na tundo tani,
kemi një jetë kështu,
rolet nuk ndrrohen.
– Unë vetëm një natë kërkova
ta shoh, të flas, ta dëgjoj,
ta dashuroj…
– Zoti nuk bën dashuri.
– Përse?
– Nuk është Njeri!
– Po me kë flisni ju?!
– Eeeeeee dihet me shembëllyrën.
– Atëhere ma lini ta dashuroj shembëllyrën tuaj?
– Hahaaaaaa, sa larg i re
Qenke kurvickë e lezeçme ti!
Hajde pra…

– Po nëse ju vras?
– Të ka dërguar Zoti
– Po nëse ju mashtroj
– Punët e Zotit
– Po nëse ndiheni të bukur.
– Vendim i Zotit.
– Po mostër kush ju shfaq?
– Zoti, se te ka krijuar ty
t’na joshësh,
t’na qetësosh e shkatërrosh
Të ka krijuar ty lindje-vdekje
dashuri – urrejtje.
Je ti që na sheh, flet, dëgjon,
tundon.
Nuk ngopesh së dashuruari,
derisa kërkon dhe Zotin tonë.

(Mimoza Bici @ poezi nga cikli i poezive “Lulenata”, Tiranë, nëntor 2018).

Please follow and like us: