Albspirit

Media/News/Publishing

Të veprojmë kundër korrupsionit: T’ia nisim nga inceneratorët!

Lëvizja “Alternativa Civile”
Në vijim të prezantimit të “Platformës për Ndryshim”, Lëvizja “Alternativa Civile” ju ofron për diskutim paketën e ideve për luftën kundër korrupsionit. Ne mendojmë se përgjegjës për korrupsionin tashmë nuk është thjeshtë një individ, një zyrtar, sado i lartë të jetë ai. Tashmë është një mekanizëm i tërë, ligjesh dhe procedurash, i ngritur për këtë qëllim. Ndaj dhe zgjidhja, përveç ndëshkimit të rasteve (që është punë e drejtësisë), është shkatërrimi i këtyre mekanizmave.
Sot ne po jo propozojmë të jepni mendimet tuaja, të miratoni apo të mos miratoni, propozimin e parë:
“Të pezullohen koncensionet e inceneratorëve dhe të nisë procedura e anulimit të kontratave, pasi kompanitë përfituese dukshëm janë përfshirë në afera të rënda korruptive. Procesi i menaxhimit të mbetjeve me djegie, është qartësisht në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin e Mbetjeve dhe Direkativat e BE-së për Menaxhimin e Mbetjeve”.
Ne duhet ta shprehim në një farë mënyrë mendimin tonë, meqë askush nuk na pyeti kur menaxhimi i mbetjeve iu besua këtyre sipërmarrjeve korruptive.
Nuk mjafton të kritikojmë, duhet të veprojmë!
Të ngresh zërin është një lloj veprimi!
Të bashkohesh me nje ide, është sërish një lloj veprimi!
Jep mendimin tend dhe shpërndaje këtë postim, edhe ky është një kontribut.
Please follow and like us: