+16/Zbulohet tjetër varr masiv në Kiev, civilë me thonj të shkulur e duar të lidhura! Në Irpin gjenden 290 trupa
Masakrat që kanë lënë pas forcat ruse nga zonat që janë tërhequr nga Ukraina po dalin në dritë dita ditës. Në Keiv në fshatin Kalyanivka është zbuluar një tjetër varr masiv, ku në të janë gjetur trupat e civilëve të torturuar, të cilin kanë qenë më duart të lidhur dhe thonj të shkulur. Ka qenë vetë këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak i cili postoi foto të masakrës në Twitter.
“Sa nga këto krime ka tani në territoret e pushtuara? Rusia ka zgjedhur rrugën e terrorit popullsinë civile” tha Podolyak.
Edhe në Irpin janë gjetur trupat e pajetë të 290 civilëve të vrarë nga rusët.
“Nga këta, 40 u vranë nga të shtënat me armë zjarri, 35 nga predha, 5 nga uria. 210 të tjerë kanë plagë që janë ende në hetim për të zbuluar shkaqet e vdekjes”, tha Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova.
Lufta në Ukrainë vijon, ndërsa agresioni i ushtrisë ruse nuk ndalet. Një sulm ka ndodhur në uzinën Azovstal në Mairupol, ku janë evakuuar 100 civilët e parë ndërsa 200 njerëz mbeten ende të bllokuar.
OKB-ja ka vlerësuar se që nga fillimi i luftës janë 3 mijë viktima në Ukrainë. / La Repubblica