Albspirit

Media/News/Publishing

Franca sekuestron pallatin gjigand të oligarkut rus, Alexei Kuzmitchev

Ndërtesa në pamje në qendër të Parisit i përket Alexei Kuzmitchev, një nga oligarkët më me influencë të Rusisë. Ajo është konfiskuar nga autoritetet franceze si pjesë e sanksioneve të BE për pushtimin e Ukrainës, sipas listës së ministrisë franceze të ekonomisë. Kuzmichev është aksioneri kryesor i konglomeratit industrial Alfa Group, që konsiderohet i afërt me presidentin Putin. Prej disa javësh dhjetëra vila e apartamente në Paris ne zonat bregdetare të Francës, janë sekuestruar nga autoritetet në zbatim të fushatës agresive të sanksioneve. Ministria e financave ka thënë se në listën e konfiskimeve që arrin në vlerë 24 miliardë euro, janë shtuar shtëpi, jahte e investime të personave të përshkruar si te afert me kupolën drejtuese të Rusisë.

Please follow and like us: