Albspirit

Media/News/Publishing

Haris Vongli: Politika pa ide, një ‘fermë kafshësh’ e Oruellit

 
Politika, pa ide dhe vlera, pa njerëz që prodhojnë por riprodhojnë, nuk është politikë, është një “fermë kafshësh”, siç Oruell e shkoqit mirë.
Ai flet për dinjitetin e krenarinë, të cilat mbi të gjitha duhen mbrojtur; vlera këto që mbrohen kur ne guxojmë t’i themi gjërat në kohën e duhur, në vendin e duhur, ndaj njerëzve të duhur. Pra, të dimë të jemi vokalë e jo militantë, të argumentojmë e jo debatojmë, të ngjizim ide e jo të dështojmë.
Tek zgjidhja arrihet nëpërmjet zgjedhjes.
Nga politika s’mund të stepesh, përkundrazi duhet të frymëzohesh. Dhe të thyhesh, padyshim, barriera që bota e civilizuar i ka thyer prej shekujsh.
Të bësh politikë do të thotë të ndihesh i lirë dhe që lekura mos të jetë bërë shollë!
Please follow and like us: